Vajza e abuzuar nga Epstein u hodh mes peshkaqenëve, ku mbahej e burgosur në 'Ishullin e Pedofilëve'

Vajza e abuzuar nga Epstein u hodh mes peshkaqenëve, ku mbahej e burgosur në 'Ishullin e Pedofilëve'

Sarah Ransome, gruaja që u abuzua nga Epstein

Sarah Ransome është gruaja që ka shprehur hapur se është abuzuar nga Jeffrey Epstein gjatë shtatë muajve. Ajo tha se është detyruar të notonte mes peshkaqënëve për të shpëtuar nga kthetrat e tij.

Sipas New York Post, vajza në atë kohë ishte 22 vjeç dhe u vendos në ishullin privat të multimilionerit me emrin "Ishulli i Pedofilëve" që ndodhej në ujërat e Karaibeve. 

Ajo kishte udhëtuar nga Skocia drejt Amerikës për të ndjekur ëndrrën e saj për tu bërë modele, kur u pikas nga Epstein.

"Më përdhunuan tre herë ne ditë gjatë shtatë muajve,"  tha ajo për Telegraf.

"Një peshkaqen do të ishte shoku im më i mirë në atë moment", tha Ransome.

Ajo po planifikonte një plan arratisjeje ku do të kapërcente murin rrethues, do të largohej me një biçikletë e do të notonte disa milje larg Shën Thomasit në të cilin ndodhej.

Por ajo u vu re në kamerat e mbikqyrjes dhe u ndalua shpejt nga një ekip i stafit të tij.

Ransome vazhdoi të bëhej një nga akuzuesit kryesorë që ndihmoi të ekspozonte abuzimet e Epstein para se 66-vjeçari të vriste veten muajin e kaluar në burgun në Manhattan ndërsa u përball me akuza të reja për abuzim seksual.

Ajo  kishte hedhur në gjyq pedofilin së bashku me gruan e tij të pretenduar  Ghislaine Maxwell, e cila i mohoi pretendimet se ai kishte abuzuar me të.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat