SHBA- Vajza e adoptuar e skenaristit Woody Allen, Dylan Farrow  në një letër të publikuar në “New York Times”, e ka akuzuar hapur babain për abuzim seksual në moshën 7-vjeçare.
 
Në letrën e hapur ajo ka shkruar se kur ka qenë 7 vjeçe,  “Woody Allen më mori për dore dhe më çoi në një papfingo të zbehtë në katin e dytë të shtëpisë sonë. Ai më tha të heshtja dhe të vazhdoja të luaja me lodrat e mia në kohën që më abuzonte."

"Më thoshte që ky ishte sekreti ynë, që do më merrte me vete në Paris dhe që unë do isha e famshme në filmat e tij”, shkruan ajo në letrën e hapur që ka qarkulluar në të gjitha mediat e huaja.
 
Dylan Farrow është vajza natyrale e aktores Mia Farrow dhe Ronan Farrow.
 
Aktorja Farrow ka marrë vajzën e saj dhe i ka dhënë fund lidhjes me aktorin në '92-in, fill pasi e bija i rrëfeu se Allen kishte abuzuar me të. 

Një vit më vonë akuzat u bënë publike, por vetëm dje Dylan Farrow ka dalë me një letër të hapur ku ka sqaruar të gjitha akuzat.

Vajza e birësuar ka akuzuar edhe Hollywood-in, që edhe pse kishte 20 vjet që flitej për abuzim me të miturën, vazhdoi të promovojë regjizorin Allen. 

CNN ka kërkur një reagim nga personi i akuzuar por Allen ka vendosur të mos japë asnjë koment.
 
Woody Allen është fituesi i 3 çmimeve Oscar. Në vitin 1977 ai ka fituar çmimin Oscar për regjizorin më të mirë dhe skenarin më të mirë në filimin "Annie Hall", një komedi romantike.
 
Në 1986-ën ai firoi çmimin prestigjoz për skenarin më të mirë në filimin "Ana dhe motrat e saj".
 
Ndërsa Oscari-n e fundit e ka marrë në 2011-ën me filimin "Mesnatë në Paris".  Ai ka një karrierë 50-vjeçare në Hollywood si skenarist, regjizor, komedian, aktor, dramaturg, muzikant, shkrimtar etj.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)