Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump ka bërë në rrjete sociale tre libra që po lexon që kanë të bëjnë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ivanka është gruaja e Jared Kushner, investitorit e projektit në ishullin e Sazanit, e cila e ka vizituar edhe më herët vendin tonë.
Bëhet fjalë për tre librat “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” të Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” të Miranda Vickers, si dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë.
Poshtë fotos, Ivanka ka shkruar thjesht: “Kërkim!”, duke lënë të kuptohet se është duke u njohur më shumë me historinë dhe kulturën shqiptare.

Postimi i Ivanka Trump
Komente











Servilizmi politik është porta më e sigurt e disfatave dhe falimentimit të kombeve!
Përgjigju