North Kardashian ka dhënë kontributin e saj në CR Fashion Book me një fotografi bardhë e zi.
Nori është 13 muajshe dhe Kim tregon për të se e pëlqen kameran më shumë se mamaja e saj.
Ajo qesh gjatë gjithë kohës dhe është tepër e lirshme përpara kameras, shprehet Kim.
Në foto North ka pozuar me kokën anash dhe pranë këmbëve të saj të vogla ka një çantë Chanel.
Vogëlushja është veshur nga drejtoresha e revistës Vogue, Carina Roitfeld dhe fotoja është realizuar nga Karl Lagerfeld i cili ka shkruar pranë fotos, “Kurrë nuk është herët të kujdesesh për veshjet”. Koleksioni i vjeshtës CR Fashion Book do të hidhet në treg më 4 shtator.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)