Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka bërë krushqi me kryetarin e e Bashkisë së Vorës, z. Fiqiri Ismaili. Dhe ku ka më mirë sesa vajza e tij të fejohej me djalin e një nga bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij më të ngushtë.
Semela Mediu dhe Bledian Ismaili, janë dy të rinjtë e dashuruar që do ta kurorëzojnë me fejesë lidhjen e tyre. Ceremonia do të zhvillohet sot rreth orës 19:00 në ambientet e Xibrakut, një lokal i njohur ky në periferi të kryeqytetit. Ajo do të zhvillohet në prani të familjarëve dhe miqëve të afërt, të dy familjeve.
Semela dhe Bledi janë të dy studentë në kryeqytetin e Austrisë në Vjenë dhe janë prej kohësh të lidhur me njëri-tjetrin. Miq të afërt të çiftit kanë konfirmuar për THASH&THEM se , ata janë të lidhur prej më shumë se 5 vitesh së bashku dhe se një hap i tillë për të kurorëzuar lidhjen e tyre, ishte mëse i pritshëm.
Dy të rinjtë jetojnë bashkë në Austri dhe studiojnë për degë të ndryshme, Semela Mediu është studente në Fakultetin e Drejtësisë, ndërkohë që Bledian Ismaili studion për administrim biznesi. Mësohet se vajza e Ministrit Mediu, ka qenë e larguar për një periudhë kohe në Amerikë dhe lidhjen e dashurisë me Bledin, e ka mbajtur në distancë. Miqtë pranë çiftit konfirmojnë se ata shkojnë mirë dhe kuptohen me njëri-tjetrin.
Ish Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili kanë qenë bashkëpunëtore në vitin 2008, kur Mediu ishte në krye të këtij dikasteri, për të krijuar Fabrikën e Gërdecit, që është pjesë e kësaj Bashkie.
Në 15 mars 2008 aty u vranë 26 njerez dhe u plagosen dhjetra të tjerë dhe u shkatërruan me dhjetra shtepi nga shpërthimi i barutit dhe municioneve, që kishte mbledhur firma “Albademil” me lejen e Ministrise se Mbrojtjes dhe në dijeninë e Bashkisë së Vorës.
Gjithsesi përpos këtyre fakteve, mbrëmja e sotme është një ditë e gëzueshme për çfitin e ri dhe ne ju urojmë shumë fat dhe lumturi së bashku.
/Shqiptarja.com