Kleoniki Delijorgji është vajza që ka rrëmbyer kurorën e Miss Shqipëria 2012. Mbiemri i bukuroshes nuk është i panjohur për publikun shqiptar, pasi babai i saj Mihal Deliorgji, një prej emrave të përfshirë në tragjedinë e Gërdecit, si dhe ish-administratori i kompanisë "Albademil". 15 vjeçarja e cila fitoi kurorën e Miss Shqipërisë, do të ketë kështu mundësinë të përfaqësoj vendin tonë në një prej eventeve më të rëndësisshmë të bukurisë siç është "Miss Globe International".  Spektakli i bukurisë i mbajtur në Kalanë e Balshtovës në Kavajë, kulmoi të premten në mbrëmje me disa momente, një prej të cilëve ishte edhe rikthimi në skenë i "Tre Musketierëve".
Su/ Shqiptarja.com