Nuk kanë qenë të pakta momentet e jashtëzakonshme gjatë përurimit të Muzeut të Kulturës dhe Historisë Afro-amerikane ditën e djeshme.

Një nga momentet që u dalluan ishte ai kur president ii parë me ngjyrë dhe zonja e parë ndihmuan Ruth Bonner, vajzën 90-vjeçare të një burri të lindur skllav në Misisipi të hapte derën e muzeut.

"Sot ne kemi pranë nesh familjen që reflekton harkun e progresit, familjen Bonner me 4 gjeneratat e saj duke filluar nga 7-vjeçarja e mrekullueshme Christine deri tek e moshuara 99-vjeçare Ruth”, ka thënë Obama në fjalimin që mbante para se t’i binin ziles që do hapte derën.

obama

	obama

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com