Vajza e Rajmonda Bulkut
emërohet në Ambasadën e Athinës?

Edhe pse kur u përfshi në politikë deklaroi se do të jetë ndër ato deputetë që do të kontribuojë vetëm në të mirë të artit me votën e saj, duket se Rajmonda Bulku nuk e ka mbajtur fjalën, por ka fovorizuar familjen e saj.

Flitet se vajza e aktores Rajmonda Bulku e mandatuar si deputete që përfaqëson Partinë Demokratike në Parlament është emëruar në ambasadën shqiptare ne Athinë. Lajmi ka plot 24 orë që qarkullon në Tiranë, vetëm pak ditë pas emërimit zyrtar në një prej ambasadave më të lakmuara, sidomos për ata që duan të bëjnë karrierë diplomatike.

Flitet së ky emërim ka ndodhur për shkak të ndërhyrjes direkte të deputetes-aktore tek ministri Haxhinasto i cili edhe ka firmosur që vajza e Bulkut të vijojë karrierën në ambasadën shqiptare në Athinë. Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht ky emërim nga ana e Ministrisë së Jashtme, njerëz që punojnë në këtë dikaster konfirmojnë se emërimi tani ka marrë formë të prerë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave