WASHINGTON - Fëmijët e punonjësve të Zyrës Ekzekutive janë mbledhur ditën e enjte për t’i drejtuar pyetje Zonjës së Parë Michelle Obama në kuadër të manifestimit të përvitshëm në Shtëpinë e Bardhë të ditës “Fëmijët tanë në një ditë pune”.

Ndërsa shumica e fëmijëve e pyetën zonjën Obama në lidhje me ushqimin apo pijen e saj të preferuar, një vajzë e re ulur në radhën e parë u përpoq të ndihmonte babanë e saj të papunë.

"Babai im është pa punë për tre vitesh ndaj dua t’ju jap ju rezymenë e tij." U shpreh vajza e re, para se t’i dorëzonte Zonja së Parë një letër të palosur.

Pasi mori letrën, zonja Obama përqafoi vajzën e vogël duke i pëshpëritur diçka në vesh larg mikrofonit. Shumë nga fëmijët e tjerë në audiencë, në pamundësi për të dëgjuar se çfarë i kishte thënë zonja Obama fëmijës, menjëherë iu drejtuan Zonjës së Parë se çfarë i kishte thënë vajzës së re.

"Kjo është paksa private , por ajo bëri një gjest shumë domethënës për babanë e saj." u shpreh Zonja e Parë, duke mbajtur në dorë rezymenë e babait të vajzës.





Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)