KIEV- “Nëna ime po trajtohej keq, si shqiptarët në burgjet serbe”, kështu e ka përshkruar vuajtjen e nënës së saj, vajza e ish-kryeministres, Eugenia Timoshenko ndërsa ka falenderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në protesat në Ukrainë.

Eugenia, vajza e Julia Timoshenkos ka falenderuar sot rininë, studentët, të gjithë protestuesit “heronj” që morën pjesë në protesta e dhunshme në Kiev kundër “diktatorit pro-rus”, Jaunkoviç.

Po ashtu ajo ka falënderuar angazhimin e shqiptarëve për lirimin e nënës së saj.

E bija e ish-kryeministres së Ukrainës, Eugenia Timoshenko ka pohuar sot në një intervistë për agjensinë e lajmeve “Presheva Jonë”, “nëna ime ishte viktimë e hakmarrjes politik të regjimit të ish-presidentit Janukoviç.”

Ndërkohë, ajo i ka bërë thirrje “komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë për të marrë masa ndaj diktatorit të fundit të Evropës në Ukrainë, i cili shkakoi dhjetëra viktima në protestat e fundit.”

E bija e ish-kryeministres së Ukrainës, Timoshenko po ashtu ka denoncuar edhe dhunën e ushtruar ndaj nënës së saj në burg.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)