Whitney Houston për vite me rradhë ka përjetuar varësinë nga alkooli dhe droga, por kjo histori po vazhdon dhe me Bobbi-n, e cila është parë në Atlanta të Georgias së bashku me të dashurin e saj.
Dyshohet se pas puthjeve dhe përqafimeve me të Kristina të ketë përdorur marijuanë së bashku me të dashurin.
“Unë jam me të vërtetë i merakosur për të. Kur je në atë moshë dhe nuk ke kujdesin e familjes është mjaft e vështirë ti shpëtosh gjërave negative.
Kur nuk respekton gjyshen dhe anëtarët e tjerë të familjes do të thotë që nuk je në rrugën e duhur”-ka thënë kumbari i familjes Houston, Jerome Bell.
Bobbi Kristina ka qenë vetëm 18 vjeçe kur ka përjetuar një nga momentet më të vështira të jetës së saj duke e gjetur nënën të vdekur në banjon e hotelit në Beverly Hills.
(b.t/shqiptarja.com)