‘Vajza është gjallë, 2 burra e mbajnë pa dëshirën e saj’, letra tronditëse por që jep shpresë për gjetjen e Artemisës, 19-vjeçaren shqiptare të zhdukur prej kohësh
Artemis Vasilis dhe momenti i funditi kapur nga kamerat e sigurisë
Detaje të reja dalin në sipërfaqe në lidhje me zhdukjet e 19-vjeçares me origjinë shqiptare, Artemis Vasilis në Greqi. Ka një letër tronditëse të publikuar nga mediat greke, ndërkohë që ka edhe shpresë se ajo mund të jetë gjallë. Letra i ka shkuar familjes thotë se ajo është në jetë dhe mbahet pa dëshirën e saj nga 2 burra të cilët e zhvendosin herë pas herë./
“Kushtojini vëmendje këtij informacioni, është serioz. Artemis Vassilis është gjallë. Ajo po mbahet kundër dëshirës së saj nga dy burra. Herë pas here ajo transferohej në një lokacion tjetër dhe një lëvizje e tillë ishte bërë pak ditë më parë për faktin se çështja ishte rihapur dhe shfaqur në kanale. MENJËHERË TË NDASH CDO INFORMACION TË PUBLIKUT PASI AKTORËT TË MONITOROHEN DHE JANË NE ALARM”, shkruhet në letrën e dërguar. Po ashtu në këtë letër, personi në fjalë që e ka dërguar tregon koordinata në Koropi nga është zhdukur Artemida.
Zarfi me të cilin është dërguar letra
Artemis Vasili u zhduk më datë 15 tetor 2020 në Koropi, teksa familjes i kishte thënë se po shkonte për të dhënë një intervistë pune, por nuk u kthye më. Mediat greke citojnë disa dëshmitarë që janë shprehur se e kanë parë vajzën shqiptare në një gjendje të keqe psikologjike. Vajza është parë duke qarë e vetme në një rrugë kryesore të Athinës. Tre janë dëshmitë. Konkretisht pak pas zhdukjes, një grua tha se e pa vajzën 19-vjeçare në një gjendje shoku dhe duke qarë e vetme në rrugë. Gruaja iu afrua vajzës dhe u përpoq ta ndihmonte ndërsa Artemis u largua.
Një tjetër dëshmitar deklaroi se duke zbritur në stacionin e autobusit e pa 19-vjeçaren të trembur dhe duke ikur me nxitim. Gjithashtu një informacion tjetër erdhi se vajzës i kishte rënë të fikët në rrugë, por sapo ishin afruar njerëzit ishte shprehur se ishte mirë dhe ishte larguar. Për herë të fundit vajzën me origjinë shqiptare e kapën kamerat duke shkuar në një stacion autobusi, ndërsa më pas janë vetëm dëshmitë e qytetarëve.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it
25 Dhjetor, 17:15
-
Greqi/ U plagos me thikë pas shpine në sulmin nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë
25 Dhjetor, 16:55
-
Greqi/ Plagoset me thikë pas shpine 50-vjeçari shqiptar, e sulmuan 4 persona! Autorët udhëtonin me makinë dhe motor
24 Dhjetor, 16:06
-
Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta
23 Dhjetor, 16:35
-
Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi
23 Dhjetor, 16:14
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Pas masakrës së Magdeburgut/ Blindohet Greqia, masa të shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme
23 Dhjetor, 08:23
-
Shpërndanin drogë në Greqi, 4 të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë
22 Dhjetor, 11:14
-
Greqi/ Tërmeti shkund Patran, forca 4,7 ballë! Nuk raportohet për të lënduar, por ka shkëputje masive gurësh! Frikë për paslëkundje, panik te banorët
21 Dhjetor, 18:33
-
Arrestimi në Gjermani, Florian Marku në pritje të ekstradimit drejt Greqisë! Priten 6 muaj burg
19 Dhjetor, 12:47
-
Greqi/ Çmontohet organizata shqiptare e vjedhjes së makinave luksoze! I sillnin me targa false në vendin tonë, drejtuesi shqiptar u plagos (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor, 12:18
-
Dosja me përgjime/ Si i rekrutonte 'Mondi' nga qelia 'çunat' shqiptarë, për të kryer krime dhe vrarë dejtorin e Burgut të Janinës (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor, 11:39