U 'dogj' për 3 apartamente dhe 20 mln lekë/ Gjyqtari i Apelit Besim Trezhnjeva del para KPA-së në 26 korrik

U 'dogj' për 3 apartamente dhe 20 mln lekë/ Gjyqtari i Apelit Besim Trezhnjeva del para KPA-së në 26 korrik

Foto gjatë seancës së zhvilluar në KPK

Ka dalë data e shqyrtimit të ankimimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva.

Seanca pritet të zhvillohet në datën 26 korrik ora 10:00, ku para KPA-së do dalë Trezhnjeva.

Trupa kryesohet nga Ardian Hajdari, dhe përbëhet nga Luan Daci, Ina Rama, Rezarta Schuetz, dhe Sokol Çomo.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva u shkarkua nga KPK-ja në seancën e 13 prillit, ku duke iu referuar të dhënave të ILDKPI-së, u dol në përfundim se gjyqtari kishte kryer deklarim të rremë.

Sipas kontrollit të Vettingut gjyqtari nuk justifikonte burimin e aseteve në vlerën e 20 milione lekëve, ndërsa nuk kishte deklaruar edhe një llogari bankare prej 150 mijë lekë, kjo e fundit u konsiderua nga avokati i tij si një harresë e të bijës. Gjyqtari s’e pranoi vendimin duke e ankimuar pranë KPA-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta