Një vajzë amerikane i bëri një surprizë të veçantë njerkut të saj duke e lënë krejt pa fjalë. Kristin Russel i dhuroi fillimisht një kartolinë njerkut të saj Dave, pikërisht në ditën e baballarëve, për ta falenderuar për faktin se ndonëse nuk ishte e bija naturale e kishte trajtuar gjithnjë si vajzën e tij të vogël.
Por surpiza nuk mbaron me kaq. Ajo ka parkuar jashtë shtëpisë makinën e rinisë së tij, të cilën e kishte shitur 20 vite më parë dhe paratë e grumbulluara i harxhoi për t’u martuar me nënën e saj dhe atij i kishte mbetur peng që se kishte rregulluar dot.
Me fotografinë e tij me vete ajo kishte kontrolluar në të gjitha vendet e mundshme për ta gjetur sërisht modelin e makinës së ëndrrave të tij, dhe vetëm pasi udhëtoi mbi 1100 kilometra në dy vjet arriti ta gjente në Arizona. Në videon e bërë për këtë surprizë ajo tregon se i gjithë mundimi i saj ja vlejti për të bërë të lumtur njerkun e saj pasi prej tij kishte patur vetëm kujtime të bukura gjatë gjithë fëmijërisë së saj.
Fillimisht ai nuk e kupton surprizën pasi nuk e dinte që makina ishte e tij dhe në momentin kur Kristin i tregon se është e tij ai e përqafon i mallëngjyer nga gëzimi.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO