Vajza me emrin e çuditshëm
Ja pse Facebook i bllokoi profilin

Vajza me emrin e çuditshëm<br />Ja pse Facebook i bllokoi profilin
Një vajzë e ka gjetur faqen e saj të facebook të bllokuar dhe shkaku është emri i saj. Vajza quhet Isis Anchale dhe facebook bllokoi profilin e saj. Rrjeti social e ka kujtuar për  një terroriste edhe pse u ka dërguar foto të letërnjoftimit ku dëshmonte se quhej Isis.
 
Mbas tre përpjekjesh nëpërmjet emailit, vajza ka treguar ngjarjen në Twittter  dhe në fund rrjeti i Zuckerberg i është përgjigjur në twitter.

“Facebook mendon se jam terroriste. Mesa duket edhe dërgimi i fotos dhe pashaportës nuk  është e mjaftueshme.”
 
Kjo është fjalia e vajzës në twitter. Përpara se të reagonte në Twitter, i kish dërguar 3 emaile rrjetit  Facebook së bashku me dokumentet për të dëshmuar identitetin e saj. Më tej ajo ka sqaruar se nuk ka të bjë me grupin terrorist. Por nuk erdhi asnjë përgjigje.

Deklarimi në Twitter, u  përhap në pak minuta. Shumë shpejt u rregullua dhe kjo situatë. Omid Farivar kërkuesi në “User Experience” i është përgjigjur me një tweet duke i shprehur keqardhjen për situatën e krijuar dhe se adresa do të riaktivizohej.

Farivar konfirmoi në Twitter se profile i Isis Anchalee u zhbllokua. Mesazhi i Isis kish marrë më shumë se 1500 retweet.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve