'Vajza, nuk ka sfidë që ju pengon për të arritur ëndrrat', rrëfehet shqiptarja e parë që ngjiti Everestin

'Vajza, nuk ka sfidë që ju pengon për të arritur ëndrrat', rrëfehet shqiptarja e parë që ngjiti Everestin

Uta Ibrahimi

Edhe pse bota e politikës vazhdon të mbetet e dominuar nga meshkujt, gratë kosovare, të reja, të talentuara e të guximshme vazhdojnë ta bëjnë Kosovën të njohur me arritjet e tyre mahnitëse, e jo me mosmarrëveshje politike.

Uta Ibrahimi është një prej këtyre grave të mahnitshme, e cila nuk ka frikë nga asnjë sfidë që i del përpara. 

Në vitin 2017 ajo u bë një ndër femrat  e para shqiptare që u ngjit në Everest, në majën më të lartë të rruzullit tokësor. 

Që atëherë ajo ka arritur të ngjitet në katër maja të tjera, që, si Everesti, gjenden mbi 8 mijë metra mbi nivelin e detit  dhe po përgatitet që të pushtojë edhe nëntë majat e tjera për të përmbyllur kështu projektin e saj,  për të arritur në 14 majat më të larta të Himalajeve.

Jeta e saj është një histori vërtetë e veçantë.

Kam punuar në marketing për gjithsej 12 vite, shtatë prej të cilave isha drejtoresha e një agjencie marketingu. 

Në vitin 2015, pata ndjesinë e fortë që të ndiqja ëndrrat e mia, pra të bëja ç’më pëlqente më shumë se gjithçka tjetër”, tregon Uta, pasi vendosi që ta linte pas punën që kishte dhe t’i përkushtohej alpinizmit dhe turizmit, për të treguar bukuritë natyrore të Kosovës dhe rajonit sa më shumë njerëzve që ishte e mundur.

“Si fillim, u mora me disa projekte që kishin lidhje me Via Dinarikën dhe në vitin 2016 krijova agjencinë time të turizmit të aventurës, të cilën e quajta ‘Butterfly Outdoors’. 

Bëra trajnimet ATTA dhe tani drejtoj grupe për ngjitje, joga, çiklizëm dhe alpinizëm”, është shprehur Uta.

Uta përpiqet që të marrë në punë sa më shumë gra që të punojnë si guida, ndërsa ajo vetë i kushton një pjesë të kohës së saj fëmijëve me nevoja të veçanta.

Uta Ibrahimi

Kur fillova të merresha me alpinizëm, më thoshin që ky sport ishte për burrat e jo për gratë, kështu që unë punova shumë jo vetëm që t’u tregoja që kjo gjë nuk është e vërtetë, por edhe që ta ndryshoja këtë lloj mendësie. Edhe ju mund të bëni të njëjtën gjë: dëgjojini gratë!”, është shprehur Uta.

Uta e di që numri i turistëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor është rritur me më shumë se 10% në vit dhe se në vitin 2018 gjithsej 12 milionë turistë vizituan rajonin.

Të dhëna të tjera tregojnë se turizmi përbën 25% të të gjithë eksporteve nga rajoni dhe pothuajse një të pestën e PBB-së, ndërkohë që 20 për qind e të punësuarve në Ballkan punojnë në fushën e turizmit në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë.

“Alpinizmi është pasioni im i vërtetë. Ekspeditat e Himalajeve i kam përdorur për të promovuar Kosovën dhe për të rritur interesin tek Ballkani.
 Këtë gjë bëra edhe me ekipin e ‘National Geographic’, edhe me alpinistët e tjerë, kur arritëm pikën 7.800 metra në anën jugore në Lhotse vjet. Këtë gjë do të vazhdoj të bëj edhe gjatë nëntë ekspeditave që më kanë mbetur
” ka thënë ajo.

Uta është një nga heroinat e Ballkanit Perëndimor, ashtu si edhe Nada Markoviç dhe Aida Çorbaxhiç nga Bosnja-Hercegovina dhe Iris Gjinovci nga Shqipëria. 

Fushata “WE” e Këshillit regjional për bashkëpunim (RCC) për Fuqizimin e Grave do të vazhdojë t’ju sjellë historitë e grave të mrekullueshme të Ballkanit Perëndimor, grave që janë burim frymëzimi për të tjerët që të arrijnë majat e tyre në jetë. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin