Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur sërish sot për rastin e abuzimit seksual të 13-vjeçares në Kavajë nga 12 bashkëmoshatarë të saj. Përmes një video në rrjetet sociale, Spiropali ka rrëfyer se sot ka pritur në zyrën e saj gjyshin e vajzës i cili është shprehur i pikëlluar për situatën e krijuar në media mbi çështjen ku është përfshirë mbesa e tij. Ajo tha se vajza po mbahet larg celularëve dhe televizorit për t'u mbrojtur nga lukunia që i është vërsulur nëpër komisione parlamentare, në banaqe televizive, në faqe dixhitale. Përgjigjja e Spiropalit ishte për akuzat e opozitës, të cilët nuk kanë kursyer nga shënjestra e sulmeve të tyre politike as të miturën. Apeli i saj është që në vend të 13-vjeçares fatkeqe, politika të sulmojë atë. 

Biseda e plotë e Spiropalit:

"Sot, më erdhi në zyrë me kërkesen e tij gjyshi i vajzës së mitur nga Kavaja, e cila fatkeqësisht, është bërë shënjestër e politikës dhe medias që në vend se ta ndihmojnë po e dërrmojnë. Ai tregonte duke u dridhur se çfarë halli i madh i ka rënë mbi kokë familjes; sesi pas gjëmës së parë vajza po përjeton nje gjëmë të dytë. I kanë hequr nga duart telefonat, i kanë mbyllur televizorët, e kanë rrethuar me dhimbjen e me perkujdesjen familjare, për ta mbrojtur nga lukunia që i është vërsulur nëpër komisione parlamentare, në banaqe televizive, në faqe dixhitale. Duke bërë politikë dhe audiencë me një vajzë vetëm 13 vjeç e 2 muaj, po shkaterrojne cdo rruge rikthimi te saj ne jeten normale, tha zedridhur gjyshi i saj.

U mendova gjatë a ta ndaj me ju apo jo tronditjen e tij, po ne fakt po s’e bera une qe e pata ate burre fisnik ne zyre per hallin e tij, kush do ta beje ne emer te tij thirrjen per ta lene te mituren ne privatesine e saj!? A e dini se privatësia e të miturit garantohet me ligj?! Kodit i të Drejtës Penale për të mitur Neni 21 -E drejta e të miturit për jetë private respektohet plotësisht ne cdo fazë të drejtësisë penale për të mitur duke bërë kujdes që të shmanget dëmtimi i tij.

2.Nuk publikohet asnjë informacion që mund të cojë në identifikimin e të miturit në konflikt me ligjin, të miturit viktimë ose dëshmitar i një vepre penale.

3. Ndalohet identifikimi ose publikimi ne cfarëdolloj forme i te dhënave personale të të miturit.

Po mirë monstra që njohim e që kemi taksirat ta durojmë cdo dite prej vitesh, kur shkel cdo kushtetute e kanun, po si i bëhet shumë e shumë të tjerëve, që përsëri e përsëri, shqyejnë publikisht ata qe medemek mbrojnë?!

Një vajzë e mitur si mjet për të gjuajtur policinë, prokurorinë, qeverinë! Nje vajzë e e mitur si shëmbëlltyrë e kriminalizimit moral dhe korruptimit mendor te politikës e të medias! Një vajzë e mitur si plagë që tregon sëmundjen e rëndë te politikës që nuk votohet, te medias qe nuk ngopet, te shoqerise qe nuk ndalet nje asnje moment per te marre fryme dot, nen presionin total te dy te parave.

Gjyshi i vajzes me tregoi se si e vogla po tretet para syve te tyre; sesi nuk kapercen dot pragun e shtepise nga tmerri i zhurmes rreth saj; sesi familja kerkon vetem nje gje sot: Drejtesi dhe Te drejten per t’u lene rehat ne dhimbjen e vet te pangushellueshme!
Tani ju lutem! Ja ku më keni! Ti monstër i pari dhe cilido tjetër pas teje! Më sulmoni mua! Shpifni e hidhni mbi mua jarget e ligesise e rrufete e paaftësisë suaj per te qenë njerëz qoftë edhe me një të mitur, po atë, vajzën e mitur dhe familjen e saj, lërini rehat!"