Vajza që i ka rrëmbyer zemrën
djalit të Jozefina Topallit

Vajza që i ka rrëmbyer zemrën<br />djalit të Jozefina Topallit
TIRANE- Modelja bukuroshe, Eva Murati, prej më shumë se një viti shfaqet si e dashura e Genar Topallit, djalit të kryetares së Parlamentit.
 
Dashurinë e tyre ata e kanë shprehur edhe në rrjetin social më popullor “Facebook”, duke komentuar fotot e dala bashkë me cilësime dashurie. Të dy të rinjtë frekuentojnë të njëjtën shkollë, gjimnazin e “Petro Nini Luarasi”.

(Foto: Eva Murati)
 
Mendohet se edhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, është në dijeni të lidhjes së djalit të saj me modelen, pasi këtë vajzë e lidhin aktivitete të organizuara nga Partia Demokratike, si dhe aktivitete të vetë kryetares së Parlamentit.
 
Modelja, Eva Murati, ishte prezantuese e aktivitetit kundër dhunës që u mbajt më 14 shkurt nën kujdesin e kryeparlamentares në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe prezantuese e aktivitetit të 7 marsit nga Partia Demokratike.
 
Gjithashtu, në një foto të hedhur në rrjetin social “Facebook”, modelja Eva Murati, ka dalë me djalin e kryeparlamentares në rezidencën qeveritare në Durrës.
 
Duket se dashuria e tyre po i kalon përmasat e një lidhje të fshehtë adoleshence. Genar Topalli shfaqet në kohështrirjen e faqes së “Facebook-ut” të modeles duke i postuar lidhje të ndryshme, si kënge dashurie italiane, “Piu Bella Cosa- Eros Ramazzotti”.

(Foto: Djali i kryeparlamentares, Genar Topalli dhe Eva Murati)
 
Eva Murati është modele e një prej agjencive në Tiranë. Ajo ka marrë pjesë edhe në aktivitete të ndryshme si prezantuese, si dhe pjesëmarrëse e sfilatave të ndryshme si modele, si dhe aktivitetit “Tirana Teens Art”.

Redaksia Online
(m.z/e.s/shqiptarja.com)

3/2
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron