Pak ditë pas përballjes së dhunshme që u diskutua shumë në media mes Françeska Jaçes dhe Katerina Beqos, gazeta “Paloma” ka publikuar fakte të tjera. Sipas tyre Katerina, 28-vjeç, është 4-muajshe shtatzënë dhe konflikti me ish banoren e Big Brother Albania i ka shkaktuar probleme me shtatzëninë.

Sakaq Françeska vijon të qarkullojë e lirë, madje ka publikuar dhe foto e video pas incidentit. Vajza u rrahën në hënën në mbrëmje në një dyqan në zonën e Bllokut. Nga video e kamerave të sigurisë shihet Franceska që merr zvarrë vajzën që dikur e kishte shoqe të ngushtë.

Vetë Katerina ka deklaruar në polici se dy ish-mikeshat janë zënë për shkaqe xhelozie.