Vajza që qëlloi Ramën me
vezë merr çmim në Kryeministri

Vajza që qëlloi Ramën me<br />vezë merr çmim në Kryeministri
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë, organizatat për të drejtat e personave LGBTI në Shqipëri, shpërndanë 10 çmime për aleatët e vitit për këtë komunitetet. Në një aktivitet që u organizua në sallën COD në kryeministri, LGBT ka dhënë çmimet e vitit për personazhe të cilët kanë dhënë ndihmë në mbështete të të drejtave të tyre gjatë këtij viti.

Në këtë listë vihen re artistë, përfaqësues të medias, apo dhe organizata politike, ku për këtë të fundit çmimin e mori Bora Mema, studentjaqë goditi me vezë kryeministrin Edi Rama pak kohë më parë.

"Organizata jonë merret jo vetëm me çështjen punëtore, por edhe me luftën  kundër  çdo lloj shfrytëzimi, shtypje, margjinalizimi  dhe diskriminimi në Shqipëri", u shpreh Bora.


cmimet lgbt

Çmimin për rolin e medias në mbështetje të të drejtave të këtij komuniteti iu dha gazetares Alba Malltezi e cila foli para të pranishmëve për vështirësitë e fillimit të viteve '90 për publikimin e rasteve të dhunës ndaj LGBT.

"Kur kujtoj në vitet ’90, në redaksinë tonë trokisnin persona homoseksualë të keqtrajtuar nga policia. Kur erdhi në redaksinë tonë, atëherë  Gazeta Shqiptare, Nikoleta, nuk  e di sa nga ju mund ta kujtojnë, e rrahur, e poshtëruar  prej disa ditësh, e arrestuar e lënë e lirë, ishim edhe ne gazetarët  në dyshim ç’farë  të bëjmë  dhe vendosëm  të kishim  edhe ne guxim  të merrnim kurajo dhe ta publikonim historinë e saj  në faqe të parë  me një foto të madhe", u shpreh Malltezi. 

Çmim për mbështete ndaj komunitetit LGBT, mori këngëtari Bojken lako dhe personazhe të tjerë si Elvira Dones, Monika Melyshi, Kristina Voko, Sonila Luzi, Ola Bruko, Ambasadorja e Holandës, Dewi van de Weerd, Korpusi i Paqes.

cmimet lgbt

Aktivitetet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë do të mbyllen në 20 maj me mbrëmjen e bamirësisë “Përqafo diversitetin, mbështet progresin” që do të zhvillohet tek Pallati i Brigadave.

cmimet lgbt

cmimet lgbt
 Foto të tjera..

Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara