‘Vajza u nxit të vetëvritej’, prokuroria po heton komunikimet e 23-vjeçares me shenjat në trup

‘Vajza u nxit të vetëvritej’, prokuroria po heton komunikimet e 23-vjeçares me shenjat në trup

Evgjeni Baxho dhe shenjat e gjetura në trupin e saj

Rasti i Evgjeni Baxhos , në trupin e të cilës u gjetën shenja të padeshifruara po hetohet nga prokuroria për akuzën e “shtyrjes në vetëvrasje”. Ky informacion konfirmohet nga anëtarë të grupit të hetimit që bazuar në informacionet e agjentëve kanë konfirmuar që Evgjeni Baxho mbrëmjen kur ndërroi jetë u takua nga një person i seksit mashkull, por që ende nuk është identifikuar se cili është ai.

Të dhënat e prokurorisë që mbetën në pritje të përgjigjeve mbi komunikimet që 23 vjeçarja nga Delvina kishte ditët e fundit kur edhe kishte deklaruar se ishte sëmurë tregojnë se vajza po ndiqte një rit për të cilin nuk jepen detaje të tjera , megjithatë të gjithë këtë çështje do ta sqarojë përfundimisht rezultati i mjekësisë ligjore.

Vdekja e të resë u raportua nga policia si e shkaktuar nga infeksioni i dhëmballës, teksa ndërkohë hetuesit nisën kërkimet për të zbuluar simbolet e dyshimta në trupin e saj dhe disa simbole të tjera te shpërndara në dhomën ku jetonte e reja. Me rëndësi për hetimin janë edhe bisedat me personin i cili e udhëzon se kë të takojë dhe kur ta takojë.

Të gjitha bisedat e sekuestruara janë 36 fletë formati a4, ndërsa vajza rrëfehet me këtë person numri i të cilit është blerë në tregun e zi duke treguar gjithçka për jetën dhe familjen.

Ky shtetas që është përshkruar nga fqinjët si personi që hyri në shtëpinë private në një moment i shkruan Evgjeni Baxhos se do të ndjente që energjitë do t’i binin, por ky nuk ishte fundi , ndërsa e këshillon se nuk duhet të takonte askënd dhe të mos fliste me askënd./Top Channel

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Xi Jinping nga Parisi: Mos përdorni luftën në Ukrainë për një Luftë të re të Ftohtë

Xi Jinping nga Parisi: Mos përdorni luftën në Ukrainë për një Luftë të re të Ftohtë