Kiran Ghandi, 26-vjeç, është vajza që zgjodhi të mos vinte tampon gjatë garimit në maratonën e Londrës, edhe pse ishte me menstruacione. Ghandi tentoi të thyejë tabutë që ekzistojnë dhe zgjodhi të mos merrte masa edhe pse cikli i kishte ardhur një natë përpara garës.
“Mendova opsionet që kisha, të vrapoja 26,2 milje me një copë pambuku të future brenda këmbëve të mia, më dukej absurde”, - tha atletja. Ajo vendosi komoditetin e saj përpara atij të njerëzve që do ta shihnin dhe vendosi të bënte atë që ishte më e duhura për garën, duke u larguar prej saj me një medalje.
Pas maratonës, ajo me krenari pozoi me familjarë dhe miq, duke veshur streçe të përgjakura. Kiran shkroi në blogun e saj një shkrim me titull: ‘Motra, gjak dhe gjoks’.
“Vrapova në të gjithë maratonën me gjak menstruacionesh që rridhnin deri në fund të këmbëve. Vrapova me gjakun që kullonte për të gjitha motrat që nuk i lejojnë të përdorin tampone dhe nuk i njohin dhe për ato vajza që pavarësisht dhimbjes e fshehin dhe shtiren sikur nuk ekziston”.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com