Disa vajza australiane kanë realizuar një foto “selfie” duke përfshirë në foto edhe Mbretëreshën Elisabeth II me modesti.

Mbretëresha ka qenë në Australi për hapjen e lojës Glasgow National Hockey Centre ku ndeshja e parë ishte midis Australi-Malaysi.

Vajzat kanë bërë publike foton duke shkruar, “çfarë dite. 4-0 për ne dhe një foto “selfie” me mbretëreshën”.

mbreteresha elisabeth

Mbretëresha shihet e veshur në mënyrë fisnike me kostum në ngjyrë jeshile duke e shtuar elegancën me kapele të së njëjtës ngjyrë.

E gjithë dita është kthyer në një lojë dhe kudo që ishte mbretëresha shkrepeshin foto “selfie”.

Mbretëresha ishte shoqëruar edhe nga Duka i Edinburgh.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)