Shoqëria e lartë ruse po ndjek traditën perëndimore të debutantëve, e cila është përdorur në Paris dhe në Londër.

Kur vajzat e pasanikëve arrijnë  në moshë të pjekur, bëhet një festë në nder të tyre, ku ato prezantohen me fustanin më të bukur.

Hoteli liuksoz “Ritz Carlton” u mbush me vajzat e më të pasurve të Rusisë, që nga oligarkët, ish kryeministrat, e deri te personazhet VIP të muzikës e televizionit.

Vajzat erdhën me makina luksoze, të veshura me fustane balloje, ku konkurronin me njëra-tjetrën.