Komisioni parlamentar i Medias vijoi sot punën me përzgjedhjen e kandidaturave për plotësimin e vendeve vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA).
I mbledhur para nisjes së punimeve të seancës së sotme parlamentare komisioni vendosi të skualifikojë kandidaturën e Ndriçim Mehmetit, bëri të ditur nënkryetari Alfred Peza.
Një ditë më parë ky komision, në mungesë të deputetëve të opozitës, vendosi të nisë përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarë të AMA-s, një proces i bllokuar prej më shumë se dy vjetësh.
Nënkryetari Peza sqaroi se maxhoranca do të skualifikojë kandidatët e saj deri sa të arrijnë tek numri 13, nga 26 që janë në total, dhe më pas komisioni do të votojë për përzgjedhjen e dy kandidatëve.
Ditën e djeshme u skualifikuan kandidatet Marjana Çela dhe Zhaklina Peto, ndërsa komisioni do të mblidhet pasdite për të vijuar me këtë procedurë.
ATSH
/Shqiptarja.com