Vakancat në KLP/ Këto janë 5 kandidatët që kanë aplikuar, prokurorë nga 4 qarqe (Emrat)

Vakancat në KLP/ Këto janë 5 kandidatët që kanë aplikuar, prokurorë nga 4 qarqe (Emrat)

Foto nga mbledhjet e meparshme te KLP

Sot është mbyllur gara për vakancat e krijuara në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) nga shkarkimi për shkak të Vettingut të Arben Dollapajt dhe Besnik Canit.

5 prokurorët që kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin  në përfundim të afatit të përcaktuar janë:

Moisi Duda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës;                    

Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;

Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat;

Albert Kulici, prokuror,  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;

Elona Avni Alvora, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë. 

Njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme:

Tiranë, 05.01.2021. Përfundon procedura e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm në dt.23.12.2020 bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. 

Në përfundim të afatit të përcaktuar datë 31.12.2020, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar 5 prokurorë nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm si më poshtë:

Z. Moisi Duda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës;                    

Z. Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;

Znj. Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat;

Z. Albert Kulici, prokuror,  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;

Znj. Elona Avni Alvora, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë. 

Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme po merren të gjitha masat që organizimi i mbledhjes së prokurorëve dhe e gjithë procedura e votimit për anëtarët e KLP-së të zhvillohet në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, duke shmangur përhapjen e COVID-19.

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar paraprakisht Komitetit Teknik të Ekspertëve për të miratuar organizimin e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve në mjediset e Pallatit të Kongreseve me një kapacitet optimal për zhvillimin e mbledhjes së prokurorëve. Pas marrjes së miratimit nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të caktohet menjëherë data e zhvillimit të mbledhjes për të zgjedhur anëtarët prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.


Lajmi kryesor:

Shkarkimi i Dollapajt dhe Canit nga Vettingu/ Mbyllet gara për vakancat në KLP, aplikuan 5 prokurorë (Emrat)! COVID ndikon në proces, pritet një miratim nga Komiteti i Ekspertëve


/K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare