Mazhoranca pas përzgjedhjes së kryetarit të AMA-s, është gati të zhbllokojë dhe RTVSH. Kështu komisioni parlamentar i Medias që nga e hëna do nisë procedurat për përzgjedhjen e kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSH. Kuvendi në 4 dhjetor miratoi dhe pesë anëtarët e rinj të KD në RTSH, duke lënë të lira vendet që i takojnë opozitës. Këshilli përbëhet nga kryetari e 10 anëtarë, që zgjidhen nga Kuvendi për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë. Anëtari i njëmbëdhjetë, njëkohësisht kryetar i KD-së, zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit.