Vaksina anti COVID/ Andi Koraqi për Report Tv: Fillimisht do të bëhet nga ata që nuk kanë antitrupa, më parë duhet testi serologjik

Shefi i Mirobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi, njëherazi anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve për përballjen me COVID, në një intervistë të dhënë për Report Tv është shprehur se vaksina anti COVID do të ketë do të ketë efikasitet 94%.  Ai nënvizoi se vaksina nuk bëhet nga persona që kanë antitrupa.

"Ka disa kushte për të bërë vaksinën. Vaksinën e bëjnë ata që nuk kanë antitrupa. Para bërjes së vaksinave duhet bërë testi seriologjik për të parë praninë ose jo të antitrupave. Ata që kanë antitrupa duhet ta bëjnë në një moment të dytë. Për fat të mirë unë e kam kaluar që në mars COVID dhe kam ende antitrupa. Më mirë të bëja vaksinën sesa të kaloja COVID. Unë jam pro vaksinave. Pavarësisht se është një vaksinë e bërë në kushtet e emergjencës përsëri ajo i ka marrë certifikatat nga agjenci që nuk tolerojnë në besueshmëri. ", tha Koraqi.

Koraqi u shpreh se në vend ka një rritje të rasteve të fundit por nuk janë kaluar kufijtë.

 

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doktor: 04/12/2020 14:17

    Keni bere marreveshje prap me laboratoret. Te marrin sa me shume leke per serologji. Ik o pirdhu. Kush te doje e ben, skeni pse ta pengoni ju megjithe serologjine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan