Vaksina antiCOVID dhe kufizime të reja për evropianët në prag të vitit të ri

Vaksina antiCOVID dhe kufizime të reja për evropianët në prag të vitit të ri

Foto ilustruese

Në një kohë ku vendet evropiane po përgatiten për fillimin e vaksinimit për grupet e rrezikuara Austria, Skocia dhe Irlanda e Veriut nga dita e sotme filluan respektimin e masave të reja kufizuese.

Pas një lehtësimi të masave gjatë Krishtlindjes, një shtetrrethim i përgjithshëm hyri në fuqi sot në në Austri  i cili do të zgjasë deri në 24 Janar.  Ndërkohë, masa më të rrepta hynë në fuqi në Skoci dhe Irlandën e Veriut, duke përfshirë mbylljen e bizneseve "jo thelbësore" dhe kufizimet e takimeve.

Bllokimi i vendosur në pjesë të Anglisë që nga 20 dhjetori u shtri në zona të reja të Anglisë lindore dhe jug-lindore. Uells u zgjua me kufizime më të rrepta të Shtunën pasi i lehtësoi për Krishtlindje.

Në Irlandë dhe Itali, masat e reja filluan para Krishtlindjeve në një përpjekje për të parandaluar infeksione të mëtejshme gjatë festave.

Vendet e BE janë të gatshme të administrojnë dozat e tyre të para të një vaksine COVID-19 të Dielën, me punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe banorët e shtëpive të të moshuarve ndër të parët që marrin vaksinat e para.

Dorëzimet e para filluan të mbërrinin në vendet e BE të Shtunën, me secilin shtet anëtar që mori afërsisht 10,000 doza për këtë grup fillestar. Brukseli më parë  tha që vendeve anëtare do t'u ndahen doza bazuar në madhësinë e tyre të popullsisë.

Disa orë para se të mbërrinin dozat e para të vaksinës në Francë, autoritetet shëndetësore franceze konfirmuan rastin e parë të vendit të variantit të koronavirusit që nxiti masa të reja izoluese në Britani. Dozat e para të vaksinës Covid-19 të zhvilluara nga kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech u dërguan sot pak para orës 7 të mëngjesit në farmacinë qendrore të Spitaleve të Parisit (Hôpitaux de Paris), në një periferi të kryeqytetit francez. Vaksinat e para do të bëhen në dy shtëpi të moshuarish.

Britania e Madhe u bë vendi i parë në botë që administroi një vaksinë kundër COVID-19 në fillim të këtij muaji.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë