Vaksina e 'SinoVac' do jetë gati në fillim të vitit 2021

Vaksina e 'SinoVac' do jetë gati në fillim të vitit 2021

Kompania farmaceutike kineze SinoVac, e cila po zhvillon njërën prej vaksinave anticovid, deklaroi se në fillimi të vitit 2021 antidodi i shumëpritur do të jetë gati për tu shpërndarë në të gjithë botën.

Menaxheri i përgjithshëm i kompanisë u shpreh se deri tani vaksina ka dhënë shenja të sigurisë së lartë dhe se edhe vet ai e kishte administruar atë.

“Në fillim, strategjia jonë ishte ta shpërndanim atë për Kinën dhe Wuhanin por tani qëllimi ynë është ta shpërndajmë atë në të gjithë botën”-  tha Yin Weidong

Pavarësisht se rregulloret e rrepta në SHBA, BE, Japoni dhe Australi kanë bllokuar historikisht shitjen e vaksina ve kineze, Yin tha që kjo mund të ndryshojë.

SinoVac dhe Sino Pharm po zhvillojnë tre nga katër vaksinat kryesore kandidate kineze.

“Më shumë se 24,000 njerëz po marrin pjesë në provat klinike të CoronaVac në Brazil, Turqi dhe Indonezi, me prova shtesë të planifikuara për në Bangladesh dhe ndoshta Kili”, tha Yin.

SinoVac zgjodhi këto vende sepse të gjithë kishin shpërthime serioze vatrsh pandemie, popullsi të madhe dhe aftësi të kufizuara kërkimore dhe zhvillimore, tha menaxheri i SinoVac

Ndërkohë një fabrikë në Pekin ka nisur nga puna për prodhimin e dozave të vaksinës të cilat llogriten të jenë disa qindra milionë deri në shkurt apo mars të vitit të ardhshëm

SinoVac po fillon gjithashtu të testojë doza të vogla të CoronaVac tek fëmijët dhe të moshuarit në Kinë pasi vuri re numrin në rritje të rasteve te këto grupmosha

Yin tha se kompania do t'i jepte përparësi shpërndarjes së vaksinës në vendet ku po zhvillohen provat klinike 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra