Vaksina ruse “Sputnik V” 95% efektive ndaj COVID-19

Vaksina ruse “Sputnik V” 95% efektive ndaj COVID-19

Foto ilustruese

Vaksina ruse Sputnik V është “më shumë se 95%” efektive kundër COVID-19 nëse i referohemi “të dhënave paraprake nga vullnetarët të marra 42 ditë pas dozës së parë. Kjo u njoftua nga instituti kërkimor Gamaleya.

Kirill Dmitriev, CEO, Fondi i investimeve të drejtpërdrejta ruse, tha:

“Qendra Gamaleya ka zhvilluar një nga vaksinat më efikase kundër koronavirusit në botë me një normë efikasiteti prej  95% dhe një çmim që është dy herë më i ulët se ai i vaksinave të tjera me shkallë të ngjashme të efikasitetit. ”

Fondi Rus i Investimeve RDIF njofton se kostoja e vaksinës ruse Sputnik V për tregjet ndërkombëtare do të jetë më pak se 10 dollarë për dozë duke filluar nga shkurti 2021, e cila është më pak se 20 dollarë për dy dozat e nevojshme për të vaksinuar një person.

Veçantia e vaksinës ruse qëndron në përdorimin e dy vektorëve të ndryshëm i cili lejon një përgjigje imune më të fortë dhe më afatgjatë krahasuar me vaksinat që përdorin një vektor të njëjtë për dyja dozat.

RDIF dhe partnerët kanë filluar prodhimin e vaksinës, e cila ruhet në një temperaturë prej +2 deri +8 gradë Celsius. Një regjim i tillë mundëson shpërndarjen e vaksinës në tregjet ndërkombëtare, si dhe zgjerimin e përdorimit të saj në rajone të vështira për t'u arritur, përfshirë zonat me klimë tropikale.

Që nga 24 nëntori më shumë se 22,000 vullnetarë u vaksinuan me dozën e parë dhe më shumë se 19,000 vullnetarë me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës në 29 qendra mjekësore në Rusi si pjesë e provave klinike. Aktualisht provat klinike të Fazës III janë aprovuar dhe po vazhdojnë në Bjellorusi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Venezuela dhe vende të tjera, si dhe Faza II-III në Indi. Kërkesat për më shumë se 1.2 miliardë doza të vaksinës Sputnik V erdhën nga më shumë se 50 vende. Furnizimet e vaksinave për tregun global do të prodhohen nga partnerët ndërkombëtarë të RDIF në Indi, Brazil, Kinë, Korenë e Jugut dhe vende të tjera.

Më 11 gusht, vaksina Sputnik V e zhvilluar nga Qendra Gamaleya u regjistrua nga Ministria e Shëndetësisë e Rusisë dhe u bë vaksina e parë e regjistruar në botë kundër COVID-19

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë