Vaksinat anti-COVID-19, KE miraton fondin prej 70 mln euro për Ballkanin Perëndimor! Soreca: Rajoni, partneri strategjik i BE

Sot komisioni evropian miratoi një paketë prej 70 milion € nën Instrumentin e Para-Anëtarësimit për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor për të siguruar vaksinat kundër COVID-19. Lajmin e dha vetë komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi, i cili theksoi se BE ka qënë në krah të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 “Gjatë gjithë pandemisë, BE-ja ka treguar që ne e trajtojmë Ballkanin Perëndimor si partnerë të privilegjuar. Ne vazhdojmë të veprojmë në këtë frymë edhe në rastin e vaksinave, duke marrë hapa për të mundësuar një fillim sa më të shpejtë të vaksinimit për stafin shëndetsor dhe grupet më të rrezikuara në fillim. Vaksinimi i shpejtë do të jetë vendimtar në vënien nën kontroll të pandemisë dhe fillimin e rimëkëmbjes socio-ekonomike të Ballkanit Perëndimor", tha Varhelyi.

Paketa do të shpërndahet në formën e granteve që do të ndihmojnë në mbulimin e kostos së vaksinave për grupet prioritare në rajon, si dhe pajisjet e nevojshme të vaksinimit. Kjo do t'i mundësojë Ballkanit Perëndimor të blejë një numër vaksinash nga Marrëveshjet paraprake të BE me gjashtë prodhues.

Ndërsa BE vazhdon të mbështesë iniciativën COVAX dhe të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor e kanë nënshkruar atë, dorëzimi i vaksinave sipas kësaj skeme pritet të fillojë më vonë se fushatat e vaksinimit në BE. Aksesi në një numër dozash nga marrëveshjet e blerjes së BE do të lejojë që rajoni të fillojë vaksinimet paralelisht me Shtetet Anëtare të BE.

Komisioni dhe Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve po ndihmojnë gjithashtu rajonin në finalizimin e strategjive të vaksinimit në përputhje me rekomandimet e Komisionit për të siguruar përgatitjen e duhur dhe administrimin e vaksinave.

Komisioni po koordinon gjithashtu dhurimin e disa prej dozave të prokuruara nga Shtetet Anëtare të BE për vende të ndryshme partnere në mënyrë që të garantojë qasjen e tyre të hershme në vaksinat COVID-19 për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe popullatat në nevojë derisa vaksinat përmes COVAX .

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:42
KE jep 70 milionë euro për rajonin/ Balla: Jemi mirënjohës dhe falenderues

Komisioni Europian ka miratuar një paketë ndihmëse prej 70 milion euro për vendet e rajonit. Lidhur me këtë, ka reaguar kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili shkruan se është mirënjohës ndaj KE. Balla shton se qeveria shqiptare i është falenderues Bashkimit Europian për ndihmën e dhënë në kohën e pandemisë globale.

"Mirënjohës ndaj Komisionit Evropian, i cili nëpërmjet miratimit të paketës prej 70 milion € nën Instrumentin e Para-Anëtarësimit (IPA II) lehtëson aksesin e shpejtë të rajonit tonë ndaj vaksinës anti COVID-19.

Ashtu siç theksoidhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, Bashkimi Evropian i ka kushtuar rajonit tonë një vëmendje të veçantë gjatë gjithë periudhës së pandemisë duke e përfshirë atë në iniciativa që i rezervoheshin shteteve anëtare. Falenderues për solidaritetin e treguar në luftë ndaj pandemisë globale", shkruan Balla.

Ora 13:52
'70 mln euro për vaksinën', Soreca: BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerë të privilegjuar

Ambasadori i BE-së ne Shqipëri, Luigi Soreca ka theksuar edhe një herë bashkëpunim dhe partneritet tw privilegjuar që ka mes Unionit Europain dhe Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Soreca përmes një postimi në Tëitter shprehet se gjatë krizës se COVID dhe tërmetit BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerët e saj.

Soreca ka vlerësuar deklaratën e Komisionit Europian se ka miratuar një paketë prej 70 milion euro për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimorë për të blerë vaksinën anti-Covid-19.

“Gjatë krizës së COVID-19 dhe post tërmetit BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerë të privilegjuar. BE vazhdon të veprojë me këtë frymë edhe në rastin e vaksinës.  70 milion € për të mundësuar fillimin e fushatave të vaksinimit për stafin mjekësore dhe grupet më të ndjeshme sa më shpejt të jetë e mundur me kontributin e drejtpërdrejtë të vaksinave nga Shtetet Anëtare të BE”, shkruan Soreca

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë