Vaksinat në tokën e askujt, vendet e Ballkanit Perëndimor përpiqen të sigurojnë dozat ruse dhe kineze kundër COVID-19

Vaksinat në tokën e askujt, vendet e Ballkanit Perëndimor përpiqen të sigurojnë dozat ruse dhe kineze kundër COVID-19

Në një kohë që Mbretëria e Bashkuar ka arritur të vaksinojë me të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit 15 milion njerëz dhe BE  ka tejkaluar 23 milion doza të shpërndara, në disa vende të tjera Evropiane nuk është arritur të bëhet një vaksinë e vetme.

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovina janë ende në pritje të dërgesave të para të vaksinës, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore, vaksinimi ka qënë i kufizuar.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë aleatët kryesorë dhe anëtarët e mundshëm të Bashkimit Evropian, por ato janë lënë jashtë planeve të furnizimit të vaksinave. BE ka siguruar më shumë se 2.3 miliardë doza të vaksinave të ndryshme kundër COVID-19 dhe  në deklaratat e fundit  ata deklaruan se do të ndajnë disa nga dozat e tyre për vendet ballkanike.  BE ka dhënë 70 milion € për rajonin e Ballkanit Perëndimor, për të blerë disa nga këto doza në të ardhmen por meqenëse shpërnarja e tij ka qenë e ngadaltë dhe e vonuar, ato vende janë ende në pritje.

Duke qenë se vendet e rajonit janë relativisht të pasura të paktën në kontekstin global - ato nuk janë një përparësi kryesore për programet e hartuara për të ndihmuar vendet më të varfra të botës.  Vendet e Ballkanit janë bashkuar me programin COVAX, i cili synon të sigurojë vaksina në të gjithë botën, por furnizimi i kufizuar i skemës do të thotë që fokusi i saj kryesor mbeten 92 vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që nuk mund të përballojnë vaksinat pa financim dhe Vendet e Ballkanit nuk janë në mesin e atyre. Si anëtarë të vetë-financimit të COVAX, ata do të marrin 850,000 doza të vaksinave të koronavirusit – por se kur mund të mbërrijnë është e paqartë.

Pse COVAX mund të bëhet akronimi më i rëndësishëm i vitit 2021? 

"Tragjedia e vazhdueshme e Ballkanit Perëndimor është se ata janë në skaj. Ata janë të gjithë apirantë për tu anëtarësuar në BE, kështu që ata shpresuan së pari nga programi i shpërndarjes në BE, por kjo është shmangur dhe vonuar nga çështjet e zinxhirit të furnizimit,  " tha Allison Carragher, një studiues në Carnegie Europe.

Shumë e shohin lënien pas dore të të vendeve të Ballkanit Perëndimor si një mundësi të humbur për BE-në.

"Ky është një rajon i vogël për sa i përket popullsisë, që do të thotë se me një investim të vogël në vaksina, BE do të kishte fituar shumë për sa i përket fuqisë dhe ndikimit në rajon," tha Alba Çela, drejtore ekzekutive e shqiptarëve  në Institutin për Studime Ndërkombëtare. Fakti që BE nuk e bëri këtë  gjë, do të thotë se po u jep hapësira aktorëve të tjerë të luajnë një rol të rëndësishëm.

Engjëllushe Morina, bashkëpunëtore e lartë e politikës në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë tha se kjo ndjenjë e të lënit pas dhe ndjenjës së përjashtimit mund të ketë pasoja të rënda për rajonin.

"Evropa me të vërtetë e ka lënë pas dore rajonin për një kohë kaq të gjatë dhe kjo e bën atë të prekshëm nga aktorët e tjerë të jashtëm, këtu hyn në lojë Rusia. Këtu hyn Kina. Këtu hyn Turqia  dhe ata e kanë mbushur boshllëkun në aspekte të ndryshme ".

Ndërhyrjet e Kinës

Përballë mundësisë së një pritje të gjatë, Serbia, njëri  nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, i mori frerët në duart e saj dhe kërkoi vaksinat diku tjetër. Kina dhe Rusia ishin gati të ndihmojnë.

Qeveria serbe tha se Kina deri më tani e ka furnizuar atë me 1.5 milion doza të vaksinës Sinopharm, duke ndihmuar vendin prej 7 milionësh të renditet në radhët e para të garës globale të vaksinimit.

Pjesa më e madhe e tyre morën vaksinën kineze, megjithëse qeveria tha se ka marrë gjithashtu 90,000 doza të vaksinës ruse Sputnik V dhe 40,950 të vaksinës  së Pfizer / BioNtech. Çmimi që Serbia pagoi për vaksinat nuk është bërë i ditur.

Adnan Cerimagic, analist në ESI, u shpreh se Serbia pa vaksinën kineze, do të ishte në një pozitë të ngjashme me pjesën tjetër të rajonit.

"I gjithë suksesi i programit të vaksinimit në Serbi mbështetet në Kinë dhe mendoj se kjo gjë ka funksionuar edhe për Kinën, duke përdorur Serbinë si një vend ku ata mund të kenë një ndikim në Evropë ... ndërkohë që në raportimet e shumë mediave thueht se falë vaksinës kineze, Serbia është duke ecur më mirë se Gjermania dhe shumë vende të tjera ", tha ai.

Carragher në anën tjetër deklaroi se marrëveshja përfaqësonte përfitim për të dyja palët

"Ka patjetër një përfitim të qartë për Serbinë, jo vetëm me reputacion, duke qenë shteti me shkallë e vaksinimit më të lartë  në kontinentin e Evropës, por gjithashtu edhe një legjitimim të qeverisë e cila ka ngelu mbrapa në shumë procese demokratike. Por këtu, sa herë që jeni i pari në Evropë, duket sikur po bëni diçka të mirë."

Në këtë luftë për vaksinat edhe Kina ka shumë për të fituar.

"Presidenti Xi ka thënë se qëllimi i tij është ta bëjë këtë rajon, rajonin e parë në botë që është plotësisht i mbuluar nga iniciativa  “Belt and Road” dhe nga ai këndvështrim aleanca si kjo mund të përdoren për përparësi të tjera diplomatike," tha Carragher.

Nisma “ Belt and Road” është krijimi i kushteve të përshtatshme infrastrukturore për hapjen e korridoreve të reja tregtare që lidhin Kinën me Azinë, Afrikën dhe Evropën.

"Është gjithashtu në lidhje me parimin themelor për programin e vaksinave, kjo është ajo që ata po shesin gjithashtu, duke legjitimuar mungesën e transparencës ", shtoi Carragher, duke treguar faktin se Rusia filloi programin e vaksinimit para përfundimit të provave klinike, ndërsa Kina nuk ka publikuar të dhënat e tyre në një botim të vlerësuar nga kolegët.

Kina është kundërpërgjigjur pas kritikave për mungesën e transparencës rreth vaksinave, duke ndërmarrë sulme ndaj vaksinave të prodhuara nga kompani dhe vende të tjera. Rusia u kritikua për shpërndarjen e hershme të vaksinës së saj të atëhershme të paprovuar. Por në fillim të këtij muaji, rezultatet e rishikuara nga kolegët për Fazën 3 të Sputnik V treguan se ka nivele shumë të larta të efikasitetit - duke siguruar një legjitimitet për të.

Vaksinat nuk janë iniciativa e parë e Kinës në Ballkanin Perëndimor - në dekadën e kaluar, ajo ka investuar shumë në Serbi, Mal të Zi, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoni, duke financuar projekte të mëdha të infrastrukturës dhe burimeve, përfshirë investimin për autostradat në Bosnjë dhe Hercegovinë, minierat dhe fabrikat në Serbi. Ajo ka hapur gjithashtu Institutet e Konfucit dhe departamentet e sinologjisë universitare në të gjithë rajonin.

Shpërndarja dhe vaksinimi masiv i Serbisë ka qenë një sukses i tillë që i ka lejuar qeverisë të angazhohet në diplomacinë rajonale të vaksinave.

Javën e kaluar, ajo dhuroi 4,688 nga dozat e saj Pfizer / BioNTech në Maqedoninë e Veriut, e cila është ende duke pritur më shumë se 100,000 doza që siguroi përmes COVAX. Donacioni u reklamua si një shenjë e bashkëpunimit, mes Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrit të Maqedonisë  së Veriut Zoran Zaev .

Të mërkurën, Serbia njoftoi se do të dhuronte 4,000 doza të vaksinës ruse për Malin e Zi, i cili gjithashtu po pret ende për dërgesat e tjera.

Donacionet janë një gjest simbolik. Por në këtë rajon të paqëndrueshëm historikisht, të ndjeshëm këto çështje janë më shumë se thjesht simbole.

Kur qeveria serbe njoftoi se do të siguronte vaksina për serbët që jetonin në Kosovë, qeveria e Kosovës e akuzoi atë për lojë politike me vaksina dhe "kontrabandë me produkte farmaceutike të paçertifikuara" në vend. Kosova deklaroi pavarësinë në 2008 dhe shumica e vendeve perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara e njohin atë si një shtet të pavarur. Serbia, megjithatë, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Kosova ka porositur mbi 100,000 doza të vaksinës nga COVAX dhe pret dërgesa nga BE si pjesë e skemës prej 70 milion €.

Qeveria serbe gjithashtu dhuroi disa nga dozat e saj të vaksinës ruse Sputnik V b për Republika Srpska - një nga dy njësitë autonome që formojnë Bosnjën dhe Hercegovinën. Vaksinimi i 1.000 punonjësve të kujdesit shëndetësor filloi atje javën e kaluar, sipas faqes së internetit të Ministrisë së Shëndetësisë të Republika Srpska. Rajoni ka porositur 400,000 doza të vaksinës ruse. Qeveria boshnjake-kroate e vendit, Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës, tha se urdhëroi 800,000 doza përmes skemës së BE.

Shqipëria ka siguruar 500,000 doza të vaksinës Pfizer përmes një kontrate të drejtpërdrejtë me kompaninë, megjithëse sipas qeverisë më pak se 10,000 janë dorëzuar deri më tani, jo mjaftueshëm për vaksinimin e 23,000 punonjësve të kujdesit shëndetësor të vendit. Në bazë të marrëveshjes me COVAX Shqipëria ka porositur gjithashtu 1.1 milion doza duke siguruar që do të ketë doza të mjaftueshme për të gjithë popullsinë e saj.

BE mund të kishte bërë më shumë

BE ka premtuar se do të ndihmojë rajonin në blerjen e vaksinave  kundër Covid-19 dhe nuk ka ende asnjë tregues se si do të funksionojë kjo gjë.

Nga pikëpamja strategjike dhe e sigurisë, rajoni është thelbësor për BE.  Ai është i rrethuar gjeografikisht nga vendet anëtare të BE-së, por mbetet e prekshme nga të gjithë të tjerët. Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë të gjitha zyrtarisht vende kandidate për në BE, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova shihen si kandidate të mundshme në të ardhmen.

Çela tha se kjo afërsi me BE është arsyeja se përse e gjithë kjo nuk ka të bëjë vetëm me solidarizimin me fqinjët më të varfër.

"Ka një mungesë të vizionit strategjik. Nëse ky rajon do të integrohet dhe ai është de facto i integruar në BE, sepse ne kemi lëvizje të lirë dhe kemi shumë njerëz që udhëtojnë para dhe prapa, në terma praktikë - nuk ka kuptim që BE të mos sigurojë vaksina për rajonin, "tha ajo, duke theksuar se pasja e niveleve të ulëta të vaksinimit në vendet fqinje do të përfaqësonte një rrezik për BE.

Është një temë shumë e nxehtë dhe në Ballkanin Perëndimor ekziston perceptimi se BE mund të kishte bërë më shumë për rajonin.

Artikulli nga Ivana Kottasova CNN,

Përktheu për Shqiptarja.com Suada Mehmetaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • franci: 19/02/2021 16:04

    Bravo i qofte atyre qe mendojne per popullin e tyre dhe marin vaksinen te Rusi dhe Kina ne nje kohe qe duket qarte qe BE eshte prostitute dhe nuk e do Ballkanin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë