Covid-19 ka përshpejtuar në mënyrë të papritur kërkimin në teknologjinë mRNA, e cila para pandemisë po studiohej edhe në fushën e trajtimeve antitumorale.
Duke pasur parasysh suksesin e vaksinave kundër Covid, tani po flasim për aplikimet e mundshme të saj në trajtimin e melanomave, tumoreve të zorrëve dhe llojeve të tjera, shkruan focus.it.
Në një intervistë çifti themelues i BioNTech, kompania që së bashku me Pfizer krijuan një nga vaksinat më të administruara kundër Covid-19 në botë diskutuan të ardhmen e teknologjisë mRNA dhe përdorimin e saj në një vaksinë kundër kancerit.
”Si shkencëtarë hezitojmë të themi se kemi një kurë për kancerin. Mund të kemi një vaksinë para vitit 2030”, deklaroi Özlem Türeci, dhe bashkëshorti i saj Ugur Sahin.
Teknologjia e ARN-së së dërguar (mRNA) funksionon duke dërguar instruksione te qelizat për të prodhuar një antigjen.
Sistemi imunitar është trajnuar për të njohur dhe synuar qelizat e sëmura për t’i shkatërruar ato.
”Provat klinike po përparojnë por është thelbësore të jemi të kujdesshëm dhe të mos pretendojmë fitoren shumë shpejt. Ne kemi bërë një përparim dhe do të vazhdojmë të punojmë për këtë”, komenton Türeci.
Ndër vështirësitë e shumta, është fakti që qelizat kancerogjene që formojnë tumore mund të mbulohen nga lloje të ndryshme antigjenesh dhe kjo e bën shumë të ndërlikuar krijimin e një vaksine që mund të eliminojë të gjitha qelizat tumorale pa prekur ato të shëndetshme./ atsh
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.7%
-
Të gabuar
53.5%
-
Nuk e di
14.8%
Vota total: 142
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04
-
Shpërthimi i virusit HMPV në Kinë, ekspertët: Nuk është si COVID-19, s’ka forcë për një pandemi! Në Hollandë u zbulua në 2001
6 Janar, 12:13
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Alkooli edhe në sasi të vogla mund të shkaktojë kancer
3 Janar, 16:54
-
OBSH-ja i kërkon Kinës të tregojë të dhënat origjinale për koronavirusin
30 Dhjetor 2024, 21:04
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor 2024, 13:42
-
SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri
27 Dhjetor 2024, 11:13
-
39-vjeçari me kancer vdes te Onkologjiku, s’iu dha ilaçi për kimioterapinë! Babai për Report Tv: S'më dhanë as recetën ta bleja vetë
6 Tetor 2024, 15:37
-
Vuante nga kanceri, ndërron jetë në moshën 59-vjeçare ish-futbollisti i Italisë Toto Schillaci
18 Shtator 2024, 10:49
-
Erdhi nga Italia për pushime në Shqipëri, 38-vjeçarja italiane vdes nga miokarditi, ishte shtruar në spital për Covid
27 Gusht 2024, 14:10
-
OBSH për Evropën: Vaksinimi shpëtoi 2 milionë persona nga vdekja prej COVID
10 Gusht 2024, 16:43
-
OBSH shpreh shqetësim për shkallën e ulët të vaksinimeve kundër koronavirusit
6 Gusht 2024, 21:51