Vaksinimi antiCOVID në rajonin më të varfër të Francës

Vaksinimi antiCOVID në rajonin më të varfër të Francës

Në një nga vendet me mirëqenien më të lartë sociale, Franca është përballur me vështirësi dhe pengesa të shumta në fushatën e saj të vaksinimit kundër Covid-19.

Vonesat në transport apo edhe vonesat e kompanive farmaceutike e kanë shtuar dukshëm shkallën e vështirësisë procesit në Saint-Denis, qytetin multietnik në rajonin më të varfër të Francës.  

Saint- Denis, ishte rajoni më i varfër në Francën kontinentale dhe kishte rritjen më të lartë të vdekshmërisë në vend pranverën e kaluar, pas shfaqjes së pandemisë. Deri në 75 për qind e popullsisë janë imigrantë ose janë me origjinë të huaj dhe banorët e saj flasin rreth 130 gjuhë të ndryshme.

Sistemi shëndetësor po përjeton vështirësi të mëdha, me dy ose tre herë më pak shtretër spitalorë sesa rajonet e tjera dhe një normë më të lartë të sëmundjeve kronike.

Shumica prej tyre janë punëtorë në supermarkete, kanalizime publike dhe kujdes shëndetësor.

Kur pandemia goditi për herë të parë familje të tëra u infektuan me COVID. Një pjesë e tyre jetojnë në familja të mëdha në apartamente të vogla, diçka që ekspertët thonë se është një faktor rëndues.

Pavarësisht pasojave zyrtarët lokalë ballafaqohen me sfida të veçanta duke u dhënë fjalë për vaksinat një popullate ku shumë nuk flasin frëngjisht, nuk kanë qasje në kujdesin e rregullt mjekësor dhe si në pjesën më të madhe të Francës, nuk i besojnë sigurisë së vaksinës.

Muajin tjetër, një autobus do të udhëtojë nëpër rajon, veçanërisht duke vizituar tregjet e rrugëve, për të siguruar informacion në lidhje me vaksinën dhe vaksinimin. Përveç kësaj, rreth 40 "ambasadorë " që flasin disa gjuhë duhet të trajnohen për të kontaktuar qytetarët për vaksinimet, si dhe "lajmet e rreme" që i rrethojnë ato.

Ndërsa sistemi francez i kujdesit shëndetësor ka për qëllim të sigurojë trajtim mjekësor të arritshëm për të gjithë, kërkesat burokratike dhe bashkë-pagesat shpesh trembin emigrantët e rinj ose shumë të varfër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë