Vaksina kineze 'Sinovac', vetëm për dozat e dyta! Fluks qytetarësh në Tiranë në radhë për t'u vaksinuar

Gjatë ditës së sotme ka pasur një fluks të lartë qytetarësh të cilët janë paraqitur për t'u vaksinuar. Aktualisht nuk ofrohet më vaksinim me dozë të parë të vaksinës kineze Sinovac por vetëm dozë e dytë, ndërkohë që në sheshin “Skënderbej” po kryhet vaksinimi me dozën e parë me Astrazeneca.

Disa prej qytetarëve që prisnin në radhë u ankuan për vonesë të nisjes së procesit.

'Kemi tre orë që kemi ardhur, unë jam e operuar nga veshkat, me ostroperozë po rri në këmbë. Arsyeja thonë s’ka ardhur gjilpëra, nuk dimë gjë tani filluan. Unë kam dozën e dytë.'- tha një qytetar.

'Që prej dy orësh këtu jemi, një orë e gjysmë fiks. Nuk kanë vazhduar fare tani vazhduan.'- tha një tjetër qytetar.

'Kemi pak që kemi ardhur por tani që filloi shyqyr puna, ishalla do eci. Jam për dozën e dytë me vaksinën kineze. Mirë më shkoi me dozën e parë, gjëra të vogla po mirë.'- tha një qytetar që po priste të vaksinohej.

'Jam për dozën e parë, AstraZeneca. Unë e kam kaluar, por patjetër që do të jem më e sigurt, për atë e bëjmë për siguri-u shprehën disa qytetarë.'- tha një tjetër qytetar.

Nuk munguan dhe momentet e nervozizmit mes qytetarëve për respektimin e radhës.

Deri më tani janë mbi 200 mijë qytetarë kanë marre dozën e dytë të vaksinës, ndërsa numri total i vaksinimeve të kryera ka shkuar në mbi 650 mijë, ndërsa objektivi i ri i vendosur nga qeveria është kryerja e 1 milion vaksinime brenda muajit qershor.

Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar, për disa kategori ku këtu përfshihen personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si punonjës të fasonerive, operatorëve turistikë, policë, gazetarët dhe operatorët e terrenit etj.

1621240477_vaksinum.jpg

 

 

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb