Vaksinimi masiv, Manastirliu: Mbi 16 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë sot në vend

Vaksinimi masiv, Manastirliu: Mbi 16 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë sot në vend

Ministrja Ogerta Manastirliu

Mbi 16 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë sot në vendin tonë në kuadër të procesit të vaksinimit masiv. Njoftimin e bëri me dije ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, e cila shkruan se kështu do të mund të rrisim edhe më shumë mbrojtjen e qytetarëve.  

"Mbi 16 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë sot në Shqipëri, duke vijuar lëvrimin sipas kalendarit të vaksinave anti-COVID, për të rritur mbrojtjen e sa më shumë qytetarëve nga COVID-19", shkruan Manastirliu.

Deri më tani në vendin tonë kanë ardhur 1.103.690 doza vaksinash anti-COVID, ndërsa procesi vaksinimit vijon me ritme të larta. Ndërkaq, mbi 986 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër koronavirusit dhe jemi shumë afër realizimit të objektivit të vendosur nga qeveria për të bërë 1 milionë vaksinime.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë