Vaksinimi me AstraZenecën, mjekja në Pogradec: Nuk kanë pasur efekte anësor, vetëm pak temperaturë! Asnjë mësues nuk ka refuzuar

Ditën e sotme ka vijuar procesi vaksinimit të mësuesve dhe pedagogëve edhe në qytetin e Pogradecit.

Drejtoresha e Njësisë Vendore të kujdesit shëndetësor në këtë qytet, Elona Katiraj gjatë një prononcimi për mediat ka bërë me dije se nuk ka pasur asnjë refuzim nga mësuesit për tu vaksinuar me AstraZenecën.

Sipas saj të vetmit persona që nuk janë futur në skemën e vaksinimit janë dy gra shtatzëna, të cilat janë edhe mësuese dhe personat të cilët se kanë mbushur periudhën e inkubacionit që është 3 muaj pas daljes pozitiv me COVID.

'Asnjë refuzim nuk kemi pasur për momentin. Të vetmit persona që nuk janë futur në skemën e vaksinimit brenda dy ditëve janë gratë shtatzëna të cilat janë mësuese dhe personat të cilët kanë mbushur periudhën e inkubacionit që është 3 muaj pas daljes pozitiv me COVID. Procesi ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe do të vijojë deri në orën 8 të darkës dhe në ambinte të hapura. Vaksina nuk ka efekte anësore, i vetmi efekt anësor për momentin është një temperaturë nga 37 .5 deri në 38 të cilën na e kanë paraqitur kryesisht mësuesit e shkollës Koli Gusho .Për këtë arsye grupi që ishte lënë sot për vaksinim është shtyre për ditën e premte për të mos pasur mungesa të mësuesve gjatë mesimdhenies. I vetmi efekt anësor është vetëm një temperaturë 37.5 deri ne 38 që është normale sepse çdo vaksinë jep efekt anësor nëse është vaksinë që jep efektivitet.'- tha Katriaj.

Procesin e vaksinimit nga afër e ka ndjekur edhe Blerina Gjylameti, e cila është kandidate për deputete në këtë qytet në listat e PS-së.

'Besoj që sot mund ta themi me gojën plot që kemi një ecuri shumë herë më të mirë të gjithë atyre që janë vaksinuar. Flasim në shifra rreth 28 mijë në gjithë Shqipërinë të atyre që janë vaksinuar nga stafi shëndetësor dhe po ashtu dhe ne stafin arsimor.Kane ardhur ne Shqiperi 80 mije doza do vijohet më tutje dite pas ditë janë duke ardhur doza të tjera dhe synojmë që brenda 14 muajsh të arrijmë të vaksinojmë gjithë popullsinë. Shumë e rëndesishme ti bashkohem thirrjes së Elones doktoreshe Silvanës që duhet të pranojnë vaksinimin sepse nëse ka një element për të mundur të fitojmë këtë luftë është vaksinimi.'- tha Gjylameti.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë