Vala e emigrantëve,Shkupi shpall 
emergjencën, vë ushtrinë në kufi 
Gruevski:I kërkojmë ndihmë BE-së

SHKUP - Qeveria maqedonase ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin jugor dhe atë verior për shkak të fluksit të madh të emigrantëve ilegal. Ushtria e Maqedonisë do të kontrollojë vijën kufitare në zonat më problematike me qëllim që të pengojë emigrantët të hyjnë në territorin e Maqedonisë, ndërsa do të formohet edhe një shtab emergjent, i cili do të menaxhojë krizën.

Mësohet se Maqedonia ka kërkuar ndihmën e BE për të përballuar valën e emigrantëve.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme Ivo Kotevski vendimi i fundit i Qeverisë është marrë me qëllim të parandalimit të valës së shtuar të emigrantëve.

“Për shkak të rritjes së presionit në kufirin jugor dhe rritjen gjithnjë e më shumë të intensitetit në të ashtuquajturin Korridor Ballkanik për emigrantët dhe situatës së krijuar, u konstatua se është e patjetërsueshme rritja e efikasitetit të kontrollit në pjesën kufitare, ku janë regjistruar hyrje masive të emigrantëve ilegal. Nga angazhimi i ushtrisë presim rezultate në dy pika, së pari të rritet siguria tek banorët lokal dhe së dyti të bëhet trajtim më cilësor ndaj personave të cilët kanë shprehur dëshirë që të kërkojnë azil në Maqedoni”, tha Ivo Kotevski, Zëdhënës i MPB-së.

Kotevski thotë se emigrantët jolegal, të cilët deri më tani kanë hyrë në Maqedoni, janë transportuar në mënyrë të organizuar nga Greqia.

Për fat të keq, kufiri jugor i cili njëkohësisht është edhe kufi i jashtëm i Evropës, asnjëherë nuk është kontrolluar dhe mbrojtur nga Greqia. Jo vetëm që janë lëshuar dhe nuk janë ndaluar emigrantët ilegal, por për të njëjtit, jemi dëshmitarë se në shumë raste janë transportuar në mënyrë të organizuar deri në kufi”,-theksoi Kotevski.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar gjithashtu se pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për emigrantët, janë dhënë gjithsej 41.414 kërkesa për azil, kryesisht për emigrantë nga Siria, Afganistani, Iraku dhe Pakistani.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet