‘Vala e ferrit’ nga Saharaja, sot e nesër temperatura deri në 42 gradë! Porja: Ja kur pritet të freskohet moti

TIRANË- Shqipëria është pushtuar nga një valë e të nxehtit ose siç quhet ndryshe “vala e ferrit që vjen nga Saharaja”, dhe sipas meteorologes Laida Porja gjatë ditës së sotme dhe nesër ne vendin tonë temperaturat do të arrijnë pikun deri në 42 gradë, por ndihen edhe më të larta.

Kjo do të zgjasë deri të premten dhe në fundjavë do ketë ulje me 3 gradë.

“Valët e të nxehtit afikan që kanë përfshirë vende të gadishullit Ballkan që korrespondon më një rritje të menjëhershme të temperaturave, sot pritet të jemi në 40-42 gradë ku më problematike situata do paraqitet në Kopliku, Shkodra dhe Lezha ku priten edhe vlera më eksptreme, si edhe në Elbasan, Kuçovë, Fier me temperatura mbi 40 gradë. Problem edhe lagështira, prandaj këto vlera i ndjemë më të larta.

Orët e pikut nga ora 10-16 pritet që të arrihen temperatura minimale, prittë një freskim i lehtë në fundjavë, por në shumë zona nuk do jetë shumë e ndjeshme, qershori do mbyllet me temperaturat atë larta që do shkojnë deri në 36 gradë. E gjithë situatë paraqitet të jetë e qëndrueshme. Rëra e Sahararë pritet të ketë një zhvendosje, këto masa ajrore që ne zakonisht nuk i presim, nuk janë normale, me 11 gradë më shumë”, tha Porja.

Këto temperatura priten të jenë dhe në fillim të korrikut.

“Këto temperatura do i kemi edhe në fillim korriku, apo edhe në fillim të gushtit, dhe duhet pasur shumë kujdes që të mos lëvizet në pikun e temperaturave, nuk janë temperatura normale që në verë duhet të jenë 35-36 gradë. Pluhuri apo ndotja e ajrit është e përkohshme”, tha meteorologia për Report Tv.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Gjendet i pajetë emigranti nga vendet e Lindjes

Korçë/ Gjendet i pajetë emigranti nga vendet e Lindjes