Muaji Qershor ka nisur me temperatura të larta. Këto temperatura pritet që të na shoqërojnë deri në fund të këtij muaji.
Kështu deklaroi ditën e sotme meteorologia Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, me gazetarin Netil Agalliu, në Report Tv.
Gjoni theksoi se pavarsisht luhatjeve atmosferike gjatë pasdites së sotme dhe ditës së martë, temperaturat do të jenë të larta duke filluar që nga dita e mërkurë e kësaj jave.
“Java ka nisur me kushte të paqëndrueshme atmosferike, por duke filluar nga e mërkura do ketë kushte më të qëndrueshme atmosferike. Gjatë pasdites së sotme dhe ditën e martë pritet që të kemi reshje të dobëta në disa qarqe në vend, por temperaturat do të qëndrojnë të larta sa i takon kësaj jave dhe në vijim. Nesër në zonat bregdetare temperaturat do të jenë 26 gradë, 29 gradë në zonat e ulëta dhe në zonat malore 23 gradë celcius. Presim që qershori të jetë një muaj i nxehtë dhe më i thatë, nëse e krahasojmë me muajin majin. Këta muaj që kanë kaluar kanë qenë më të nxehtë sesa duhet që të ishin për stinën e pranverës”, tha ajo.
Sa i takon reshjeve në zonat bregdetare pasditen e sotme, Gjoni tha se nuk parashikohet që të ketë reshje në këto zona.
“Nuk presim që të kemi reshje me intensitet në bregdet, në zonat kodrinore dhe në ato malore pritet të ketë reshje të dobëta lokale”, tha Gjoni.
Kjo verë pritet të jetë e nxehtë sipas Gjonit, por jo në ato nivele që të konsiderohet si vera më e nxehtë që kemi pasur në vend.
“Presim që vera të jetë e nxehtë, por jo në nivele alarmante që të cilësohet si vera më e nxehtë”, tha ajo.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3804
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kapriçot e motit, bie dëbora e parë në Kosovë, ulje e ndjeshme temperaturave dhe reshje
11 Nëntor, 10:55
-
I nxehti saharian...dhe pushimet e 'ndaluara' të pensionistëve: S'kemi lekë për plazh, shuajmë vapën me ujë
17 Gusht, 16:59
-
Sa ta gradojmë kondicionerin, si të vishemi dhe kur të dalim?! Rregullat ‘magjikë’ kundër vapës
20 Qershor, 14:51
-
Fundjavë me re e shi, meteorologia për Report Tv: Do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave
10 Maj, 14:57
-
Thoni mirupafshim Diellit dhe nxirrni xhupat, nga nesër ndryshon moti! Ja parashikimi
15 Prill, 14:40
-
‘Nga nesër reshje bore edhe në lartësitë 300 metra’, specialistja e IGJEUM: Ja cila do jetë dita më e ftohtë e muajit, me temperatura minus 10 gradë
19 Janar, 12:26
-
E çuan te mjeku se kishte temperaturë, nëna zbulon se djali i saj ka kancer në mëlçi
6 Nëntor 2023, 21:54
-
Nga e mërkura pritet të zbresin temperaturat, si parashikohet moti gjatë muajit nëntor, Meteorologia: Të premten rikthehen reshjet e shiut
30 Tetor 2023, 12:14
-
Tetori 30 °C lë stok veshjet e vjeshtës, kërkohen të shkurtra! Tregtarja: Mallin do e paketojmë ta kemi për 2024-n
5 Tetor 2023, 17:11
-
Parashikimi i motit/ Kjo fundjavë perfekte për plazh, Shtatori me temperatura të ngrohta
8 Shtator 2023, 12:25
-
Moti, rrebeshe shiu pasditen e së martës në 6 qarqe! Mbrojtja: Përrenjtë mund të shkaktojnë përmbytje
29 Gusht 2023, 07:11
-
Rikthehet i nxehti këtë fundjavë, termometri do të shkojë deri në 40 gradë Celcius
12 Gusht 2023, 07:16