Vala e krimit të emigrantëve shqiptarë në Britani, media britanike: 80 të arrestuar në 4 muajt e këtij viti

Tetëdhjetë emigrantë shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike vetëm në katër muajt e parë të vitit 2023.

Shifrat tregojnë një numër të konsiderueshëm emigrantësh shqiptarë, të cilët  janë dënuar së bashku me 130 vite burg për vepra të ndryshme penale të kryera në Britaninë e Madhe.

Ata janë dënuar për vrasje, përdhunime, dhunë, përdorimin dhe mbajtjen e armëve pa leje, rrëmbim, përfshirje në trafikun e drogës, vjedhje dhe prodhim kanabisi në fermat e drejtuara nga banda në shtëpi dhe zona industriale të pashfrytëzuara.

Totali prej 130 vitesh burg, për tetëdhjetë emigrantët shqiptarë të ndaluar do t'i kushtojë taksapaguesit në Mbretërinë e Bashkuar të paktën 20 milionë paund për të strehuar çdo shkelës për kohën e caktuar, me një kosto mesatare prej 57,000 £ për të burgosur në vit.

Zbulimi u bazua në një analizë të detajuar të çdo çështjeje gjyqësore në Angli dhe Uells në katër muajt që nga 1 janari 2023.

Vitin e kaluar, një rekord prej 12,301 shqiptarësh arritën në Britaninë e Madhe me varka të vogla, që përfaqëson një të katërtën e totalit prej 45,755 .

Shifrat erdhën ndërsa Robert Jenrick, ministri i imigracionit, filloi një turne pesë-ditor në Afrikën e Veriut dhe Evropën për të rritur bashkëpunimin me vendet e tjera, me shpresën e arritjes së marrëveshjeve të ngjashme me Shqipërinë për të frenuar fluksin e emigrantëve dhe kundër personave të përfshirë në  bandat e kontrabandës.

Zyrtarët në Agjencinë Kombëtare të Krimit thanë se një numër i konsiderueshëm i këtyre emigrantëve të erdhën në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar në tregun “gri” ose për bandat e organizuara kriminale të drogës.

Sipas agjencisë, tërheqja e ekonomisë gri, ku emigrantët mund të fitojnë deri në 100 £ në ditë në ndërtim, mikpritje, lavazh makinash ose berberë, ose 1,000 £ në javë si "kopshtar" në një fermë kanabisi është shumë dërrmuese për shqiptarët.

Dyzet e nëntë nga shqiptarët e dënuar këtë vit u burgosën për prodhimin e kanabisit. Megjithëse Këshilli Dënues rekomandon deri në pesë vjet burg, të 49-të morën dënime më pak se një vit pasi u deklaruan fajtorë për të ulur kohën e tyre në burg. Nëntë të tjerë u burgosën për posedim ose furnizim me drogë.

Brikel Palaj dhe Radian Lika janë duke vuajtur burgim të përjetshëm për vrasjen e një burri në një luftë brutale me drogë.

Shumë nga krimet më të rënda ishin të lidhura me tregtinë e drogës, nga katër vrasësit në listë, dy ishin anëtarë të një bande droge Brikel Palaj, 33 vjeç dhe Radian Lika, 35 vjeç të përfshirë në një luftë brutale në terren për pronësinë e një ferme kanabisi.

Erland Spahiu, 33 vjeç, ishte në mesin e tetë burrave të burgosur për të paktën 229 vjet pasi ata rrëmbyen dhe vranë një baba të pafajshëm për të cilin gabimisht menduan se kishte përdhunuar një vajzë adoleshente.

Cilido nga shqiptarët e dënuar për më shumë se katër vjet burg përballet me deportim sipas një marrëveshjeje të re për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare. Britania do të paguajë 14 milionë funte për të përmirësuar burgjet shqiptare për të marrë 200 nga kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë. Ata që dënohen nga një deri në katër vjet gjithashtu përballen me dëbim.

Shqiptarët janë kombësia më e madhe në burgje me 1,393 shkelës të shtetasve të huaj, në 31 mars, krahasuar me 830 polakë, 823 rumunë, 391 xhamajkanë dhe 380 lituanez.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille