I nxehti afrikan kap Shqipërinë, e mërkura shënon 38°C, meteorologia Gjoni: Qytetet më të prekura

Shqipëri- Prej disa ditësh, Shqipëria është përfshirë nga një mot i nxehtë dhe me temperatura të larta. Situata parashikohet të zgjasë gjithë javën që ka nisur, e deri në datën 20 gusht.

Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që kanë zgjedhur të pushojnë, por jo e njëjta gjë vlen edhe për qytetarët e vendeve të tjera.

Meteorologia e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Elsona Gjoni, në një intervistë për Report Tv, ka sqaruar situatën meteorologjike për ditët që do të vijnë. Gjoni ka thënë se dita më e nxehtë e kësaj jave do të jetë  e mërkura ku termometri do të kapë 38 gradë C, ndërsa qytetet më të prekura nga vapa do të jenë Berati, Kuçova, dhe Elbasani.

Dita e djeshme në rang vendi ka kapur vlerën 36 °C ndërsa në Tiranë ka kapur 34 °C. Do kemi një mot pjesërisht të kthjellët. Temperaturat të larta, nga 21-34 gradë në bregdet. Edhe nesër e njëjta situatë ku do kemi masa ajrore të qëndrueshme, mot me diell. Rritja do të jetë graduale deri në fundjavë. Piku do të arrijë të mërkurën, vlera maksimale do t’i kalojë 38 gradë C. Temperaturat e larta do të ndihen më shumë në zonat e ulëta si Berati, Elbasani, Kuçova, por në disa ditë edhe në Shkodër dhe Kukës.

Elsona Gjoni, meteorologe

Gjoni ka shpjeguar edhe zërat për një situatë alarmante me motin në Shqipëri, ajo ka thënë se temperaturat janë normale.

Temperaturat janë normale deri tani për vendin tonë deri në 38 gradë C, deri në 41 gradë C deri në 42 gradë C, s’ka problem.

Elsona Gjoni, meteorologe

Meteorologia Gjoni ka thënë se temperaturat që kanë përfshirë Spanjën apo Portugalinë, nuk kanë rrezik të jenë edhe në vendin tonë.

Jemi të ndikuar nga masa ajrore mesdhetare, vlerat e shënuara në Spanjë s’prekin vendin tonë. Pushimet, përsa i përket bregdetit, është i favorizuar, mot me diell, era e lehtë. Në jug ka patur erë në pasdite. Masat ajrore të qendrueshme, moti do jetë me diell, me vranësira të pakëta.

Elsona Gjoni, meteorologe

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:22
IGJEUM ngre alarmin: Shkodra, Dibra, Korça dhe Gjirokastra të rrezikuara nga zjarret në pyje

Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, në parashikimin e sotëm për motin dhe zonat e rrezikuara nga zjarret, ngre alarmin se në disa qytete si Shkodra, Dibra, Korça dhe Gjirokastra ka një rrezik më të lartë për të patur zjarre në pyje.

Njoftimi i IGJEUM:

ZJARRET NË PYJE
--------------------------
Sot pasdite (e hënë, dt.06) dhe nesër (e martë, dt.07) pritet rrezik “I ULËT” në qarqet Dibër, Korçë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera pritet nivel “I MODERUAR” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Dibër (Perëndim), qarku Korçë (Qendër) dhe qarku Gjirokastër (Qendër). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё nesërme.

PARASHIKIMI METEO
---------------------------------
RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt.06) dhe nesër (e martë, dt.07) mundësitë për reshje janë shumë të vogla, disi më të larta në qarqet: Shkodër, Kukës, Dibër dhe Gjirokastër, ku priten reshje lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë me shtrëngate, më të mundshme në zonat malore gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 34 °C
në vendet e ulëta: 20 / 35 °C
në vendet malore: 15 / 30 °C

ERA
Sot pasdite (e hënë, dt.06) dhe nesër (e martë, dt.07) era pritet të fryjë e lehtë. Në mesditë në zonat bregdetare pritet erë e lehtë deri mesatare.


/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar