Vala e të nxehtit po largohet, meteorologia për Report Tv: Pas të mërkurës do kemi rënie temperaturash

Vala e të nxehtit po largohet, meteorologia për Report Tv: Pas të mërkurës do kemi rënie temperaturash

Vala e të nxehtit afrikan që solli në Shqipëri temperatura deri në 43 gradë C, tashmë është drejt largimit. Temperaturat kanë nisur të bien, ndërsa pas ditës së mërkurë rënia do të jetë më e ndjeshme.

Meteorologia Anira Gjoni në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, deklaroi se vlerat minimale si dhe ato maksimale do të shënojnë zbritej prej dy gradësh duke nisur nga e mërkura.

Meteorologia u shpreh se në të gjitha qarqet këtë javë do të ketë reshje lokale të dobëta.

‘Në të gjitha qarqet do të kemi reshje lokale të dobëta për një periudhë të shkurtër kohore. Do të ketë reshje gjatë këtyre ditëve, kryesisht në zona kundrinore dhe malore. Janë lokale të dobëta, nuk do të përfshijnë të gjithë territorin. Për nesër maksimalet 35 gardë, në të ulëta 38 pastaj 31

Të mërkurën do të ketë një zbritje prej dy gradës. Dita e enjte do të shënojnë rënie si ne vlerat minimale të natës ashtu edhe maksimale të ditës.’- tha Gjoni për gazetrain Nertil Agalliu.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk

Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk