Të ftuarit në emisionin “Botërori +” në Report Tv kanë dhënë parashikimet e tyre për 3 ndeshjet e ditës së sotme. Ndryshe nga ditët e tjera, sot skedinën e ditës e ka plotësuar gazetarja Valbona Mhilli.

“Shpresoj ta kem dorën e mbarë, pasi ditën e djeshme pati dy blofe të mëdha” – është shprehur Mhilli.

Për ndeshjen Suedi-Kore e Jugut ka pasur mendime të ndryshme, ndërsa të gjithë ishin unison për fitoren e Belgjikës ndaj Panamasë, por edhe të Anglisë ndaj Tunizisë, që luhet në orën 20:00.