Valë arrestimesh dhe gjoba të majme në Francë pas kërcënimeve të rreme për sulme me bomba
Zyrtarë policorë në Francë
Të paktën 18 persona janë arrestuar në Francë, pas një vale të kërcënimeve me bomba, të cilat kanë nxitur evakuime.
Pallati i Versajës, Luvri, si dhe shkolla, aeroporte dhe spitale, janë shënjestruar. Ata që kanë qenë mbrapa këtyre akteve kanë qenë kryesisht të miturit, kanë thënë autoritetet.
Kërcënimet vijnë në kohën e rritjes së tensioneve në Francë, pasi një mësues është therur me thikë për vdekje nga një xhihadist i dyshuar javën e kaluar, në një shkollë në qytetin Arras. Policë, ushtarë dhe zjarrfikës në vendin e ngjarjes ku u vra një mësues gjatë një sulmi me thikë në një shkollë në Arras, Francë, 13 tetor 2023. Kërcënimet me bomba kanë rezultuar me evakuim të Pallatit të Versajës katër herë gjatë javës, derisa Muzeu i Luvrit në Paris është detyruar t’i evakuojë mijëra vizitorë të shtunën. Një numër i aeroporteve rajonale janë evakuuar të mërkurën, përfshirë Lille, Nantes, Nice dhe Tuluz, të enjten.
Franca e ka rritur alarmin kundër terrorizmit në nivelin më të lartë, javën e kaluar, pas vrasjes së mësuesit 57-vjeçar. I dyshuari, ish-nxënës, është shtetas rus me origjinë çeçene.
Kërcënimet për bomba janë bërë me telefona, përmes emaileve, përmes një faqeje online për t’i kontaktuar direkt zyrtarët policorë, apo duke i kontaktuar ata në rrjetet sociale. Ministri francez i Drejtësisë, Eric Dupond-Moretti, ka paralajmëruar ata që i ka quajtur “shakaxhinj të vegjël” se dhe do të “identifikohen dhe ndëshkohen”. Të gjithë ata që bëjnë thirrje për kërcënime të rreme me bomba, mund të përballen me tri vjet burgim dhe gjobë prej 45.000 eurove./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.5%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 127
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Didier Deschamps largohet nga kombëtarja franceze e futbollit pas Botërorit 2026, në Francë gjejnë pasuesin
8 Janar, 08:33
-
Siri/ Me jelek anti-plumb, vizita e parë e zyrtarëve evropianë pas rënies së Assad, udhëheqësi sirian shtrëngon dorën me ministrin francez, por ministres gjermane i tund vetëm kokën (VIDEO)
3 Janar, 16:11
-
Presidenti Macron emëron Francois Bayrou si kryeministrin e ri të Francës pas rënies së qeverisë Barnier
13 Dhjetor 2024, 13:10
-
Rusia i afrohet qytetit kyç të Ukrainës, teksa Zelensky e viziton vijën e frontit
12 Dhjetor 2024, 22:07
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Trump: Pengjet në Gaza të lirohen deri më 20 janar, përndryshe përgjegjësit do ta paguajnë shtrenjtë
2 Dhjetor 2024, 15:01
-
Liga e Kombeve/ Franca mposht 1-3 Italinë dhe i ‘rrëmben’ vendin e parë, Belgjika zhgënjim total! Anglia kthehet në Ligën A, Greqia e pëson nga golavarazhi
18 Nëntor 2024, 08:49
-
Liga e Kombeve/ Italia mposht Belgjikën dhe prek fazë çerekfinale, Franca kalon më tej me ‘X’! Fitojnë Anglia e Norvegjia, shënon Haaland
14 Nëntor 2024, 22:55
-
Pas takimit me Macron, Mickoski shprehet optimist për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut
9 Nëntor 2024, 09:04
-
Milan Kundera në gjuhën e nënës, letërsisë dhe shqipes, përkthyesja Pasho: Ashtu si Kadareja vuajti moskuptimin!
17 Tetor 2024, 11:22
-
Britania thërret takim urgjent në OKB për Gazën, shqyrton sanksionimin e ministrave izraelitë
16 Tetor 2024, 16:58
-
Sulmet e Izraelit ndaj paqeruajtësve të UNIFIL në Liban, Franca thërret ambasadorin izraelit në Paris!
11 Tetor 2024, 16:51
-
Pellegrini dënon Italinë, s'ka fitues kundër Belgjikës! Franca s'pyet për Izraelin, Greqia bën befasinë e madhe në Londër
11 Tetor 2024, 11:15