Valë dorëheqjesh në PD / U la jashtë listave, largohet kryetarja e LDG-së Kurbin: Nuk mund të vazhdojmë kështu me humbje të përsëritura

Valë dorëheqjesh në PD / U la jashtë listave, largohet kryetarja e LDG-së Kurbin: Nuk mund të vazhdojmë kështu me humbje të përsëritura

Lindita Toma

Lindita Toma, kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas në Kurbin, ka njoftuar dorëheqjen nga të gjitha funksionet që ka mbajtur në Partinë Demokratike dhe në strukturën e gruas. Lajmin e ka bërë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë arsyet e këtij vendimi.

“Çdo fillim ka një fund,” shkruan Toma në hyrje të deklaratës së saj, duke sqaruar se vendimi vjen pas një periudhe reflektimi, duke nënkuptuar zhgënjimin e saj për mospërfshirjen në listat e kandidatëve të PD-së.

“Kam vendosur të dorëhiqem nga çdo pozicion që kam mbajtur deri tani në Partinë Demokratike dhe në Lidhjen Demokratike të Gruas Kurbin,” shkruan Toma, duke falënderuar bashkëpunëtorët dhe strukturat me të cilat ka punuar ndër vite.

Në reagimin e saj, Toma thekson se angazhimi në parti ka qenë i sinqertë dhe i përkushtuar ndaj vlerave që përfaqëson PD. Ajo kujton mbështetjen që ka dhënë në proceset e partisë, përfshirë edhe fazën e ri-themelimit të saj.

“Kam qenë ndër të parat gra që kam mbështetur ri-themelimin e PD-së, edhe pse në fillim pati shumë skepticizëm,” shkruan Toma, duke nënvizuar se angazhimi i saj dhe i familjes ka qenë pa interesa personale.

Në deklaratën e saj, ajo shpreh vlerësim për bashkëpunimin me anëtarët e kryesisë, por ndalet edhe te disa vendime me të cilat nuk ka qenë dakord.

“Edhe pse ndonjëherë nuk kam qenë plotësisht dakord me disa prej vendimeve, gjithmonë kam besuar se duhej të përpiqeshim për një të ardhme më të mirë. Mendoj se në Kurbin ka ardhur koha për ndryshim, sepse humbjet e përsëritura nuk mund të pranohen më,” shkruan ajo.

Toma bën të ditur se nuk do të jetë e angazhuar në fushatën zgjedhore që pritet të zhvillohet.

“Sot po e bëj publike vendimin tim për të mos u angazhuar në këtë fushatë elektorale,” thekson ajo në postimin e saj.

Në përfundim, ajo shpreh mirënjohje për mbështetjen e marrë gjatë viteve të angazhimit dhe përcjell një mesazh për të ardhmen e PD-së:

“Uroj që kjo parti të vazhdojë të përfaqësojë të mirën e çdo shqiptari.”

H.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘S’ta dal dot as me fabrikë duhani mo!”, Basha i kthen mesazhin e ‘dashurisë’ Ramës: Çyrbja ka fillu me fol, s’i mbushet mendja veç me cigare atij! Ku e ke Gjush akulloren?

‘S’ta dal dot as me fabrikë duhani mo!”, Basha i kthen mesazhin e ‘dashurisë’ Ramës: Çyrbja ka fillu me fol, s’i mbushet mendja veç me cigare atij! Ku e ke Gjush akulloren?