TIRANE - Policia e Shteti është përfshirë nga një valë ndryshimesh, pas konkursit për gradat të zhvilluar pak ditë më parë.

Këto ndryshime në nivelet drejtuese të Policisë së Shtetit, do të pasohen dhe nga rrokada në postet e zëvendësdrejtorave të rendit dhe krimeve në drejtoritë e qarqeve dhe komisariate.

Erzen Breçani lë detyrën e shefit te komisariatit numër 2 për t’u emëruar zv/drejtor i policisë Tiranë për rendin dhe sigurinë publike, detyrë kjo e mbajtur nga Gazmend Hamitaj, i cili emërohet shef i komisariatit numër 1.

Ndërsa Dritan Dorda komandohet si shef i komisariatit numër 2 në kryeqytet. Altin Qato lë sektorin e antikrimit ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe emërohet drejtor i policisë së Qarkut Berat.
Ndërkaq shefi i njësisë së Policisë Rrugore për autostradat Krenar Ahmeti do ta lërë këtë detyrë për t’u spostuar në Durrës, në postin e zv/shefit te rendit në policinë e këtij qyteti.

Gjithashtu Selman Tema emërohet drejtor Kufiri në Vlorë dhe Arben Hajdarmata emërohet Drejtor i Policisë Lezhë.
Nga Lezha, Muharrem Furriku shkon drejtor i parandalimit në DPPSH, Nuri Loçaj, shkon drejtor i kufirit në Durrës, Roland Pelushi drejtor i kufirit në Tiranë, Selman Tema shkon drejtor i kufirit në Vlorë. Ndryshime do të ketë dhe në qarqe të tjera, ku Fatmir Amuli shkon drejtor i kufirit në Shkodër, Ferdinad Gjata shkon drejtor i kufirit në Dibër Amdir Abria shkon drejtor i kufirit në Gjirokastër.

Gre.M/Shqiptarja.com