Valeri i "Big-ut" nudo në Kelmend
"Provokimi pika ime kyce në foto"

Valeri i "Provokimi pika ime kyce në foto"">
Ka folur gjithmë hapur, larg paragjykimeve, me një shpirt aventuresk që e rrezaton herë pas here. Ky është Valer Kolnikaj, mjeku i cili tërhoqi vëmendje në lojën e tij në reality-shown “Big Brother” dhe vazhdon të jetë ikonë e mediave me çdo dalje të tij.

Përmes këtij rrëfimi për “Shqiptarja.com”, Valeri zbulon fotosesionin e fundit nudo si asnjëherë më parë, të realizuar në Bjeshkët e Kelmendit në Malësinë e Madhe nga fotografi Sajmir Bajraktari dhe ‘Power Media’ me në krye Artur Hoxhaj. Fotot më poshtë vijnë enkas për lexuesit tanë, duke na sjell nga afër jo vetëm bukuritë e alpeve shqiptare, por edhe guximin e një mashkulli malësor që zbulon gjithçka.
 
valeri

Herë pas herë befason publikun. Këtë herë me një set të ri fotografik...Na zbulo prapaskenat e këtij seti?

Unë kam patur eksperiencën si model shqiptarë para disa vitesh, derisa në vitin 2011 kam përfaqësuar Shqipërinë në ‘Best Model of The World’ mbajtur në Bullgari. Aty u  zgjodhëm nga drejtuesit më të lartë të këtij eventi, shoqëruar edhe nga bashkëshortja ime Mandalena, në atë kohë ishim të fejuar dhe e bukura ime ishte zgjedhur të përfaqësonte bukurinë e modeleve shqiptare. Prandaj kur arrin në atë nivel jam munduar ta rifreskoj këtë gjë, meqë mbahem shumë në formë. Setet fotografike janë tendencë në showbiz dhe më pëlqen të surprizoj. Shoku im i ngushtë Artur Hoxhaj ka studion më të mirë për video-foto ‘POWER MEDIA’ dhe së bashku me fotografin Sajmir Bajraktari kanë marrë përsipër që në karrierën time në media apo showbiz ta mbulojnë ata. Jam shumë i lumtur për cilësinë maksimale dhe punën fantastike që bëjnë. Ju premtoj se në këtë bashkëpunim do të kemi shumë surpriza herë pas here.
 
Pse pikërisht ke zgjedhur Bjeshkët e Kelmendit?
Meqë mua më pëlqejnë fotot me shumë jetë dhe sa më pak në studio, çdo herë zgjedh t’i bëj promocion bukurive natyrore të vendit tim. Para disa kohësh realizova setin në ujëvarën e Thethit dhe në liqenin e Shkodrës, këtë herë  zgjodhëm Bjeshkët e Kelmendit dhe bukurinë e Cemit. Bukuritë dhe vlerat e Bjeshkëve njihen për shtatviganet dhe bukurinë e vërtetë origjinale, të kreshnikëve, orëve e shtojzavalleve.
 
Një mjek që zhvishet thuajse nudo, ju ndëshkon ky fakt?    Dihet që jam aventurier i madh në televizion apo show-biz    janë mësuar të gjithë me praninë time. Në të vërtetë në përditshmëri jam ai mjeku human me punën fisnike,   gjithashtu dhe familjar i mirë. Prandaj s’ka ndëshkim kur  i bën gjërat që do shumë. Një Valer ka Shqipëria dhe shyqyr thoni (qesh).
 
Pas reality-show “Big brother” karriera juaj ka marrë tjerë rrugë. Të pëlqen të jesh në qendër të vëmendjes?
“Big Brother” më evidentoi dhe theksoi forcën e madhe për të nxitur, provokuar, përballuar me gjithçka. Maksimumi i shikueshmërisë për 100 ditë është vlerë e madhe për atë që di ta përdorë dhe ta mbajë. Unë jam i lindur për reality- show i bëj të dyja shumë mirë.
    
Ju paragjykojnë për këto dalje apo familja është ajo që ju ka mbështetur në këtë rrugëtim?
Tashmë nuk ka vend për paragjykime, as pasgjykime pasi i kanë para syve gjithçka! Kush do ta keqkuptojë të guxojë po deshi, ‘ia jap hakun në dorë’ siç thotë një shprehje e jona. Të gjithë e dinë që nga “Big Brother”, unë bëj atë që dua edhe sikur gjithë botën ta kem kundër, më mjafton të kem njerëzit që dua dhe familjen në krah.
 
Përtej provokimit, kush është Valeri në të vërtetë?  
Dukem kompleks dhe nga ekstremi në ekstrem, por kush do ta kuptojë e ka të lehtë, njëkohësisht dhe shumë vështirë për atë që s’di apo s’do ta kuptojë. Unë jam një njeri i thjeshtë që i bën gjërat që do shumë mirë dhe që s’ka asgjë që e ndal.
 
Një set ‘hot’, janë të rrallë meshkujt shqiptarë që arrijnë të ekspozohen kaq provokativ...?  
Jo të gjithë meshkujt kanë qenë pjesë e ‘Best Model Of The World’, (qesh). Megjithatë, gjithçka është artistike dhe e realizuar me profesionalizëm. Provokimi, është pikë kyçe në foto fashion.
 
Cilat janë projektet tuaja në vazhdim?
Në vazhdimësi do të ketë shumë sete të tjera fotografike me ‘Power Media’. Gjithashtu, do të takohemi shpejt për të folur dhe për një video të bukur (s’po zbuloj detaje), do të jemë i pranishëm në media, e gati për qendrën e vëmendjes si gjithmonë.
 
*Shkrimi u botua në gazetën print Shqiptarja.com

Redaksia Onlinw
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes