FRANCE- “Nëse nuk do të ishte bërë president François Hollande, ne do të ishim akoma bashkë, nuk do të ishim ndarë kurrë”. Kjo ka qenë deklarata e parë e Valerie Trierweiler, gazetares dhe tashmë ish-Zonjës së Parë të Francës, pas zyrtarizimit të ndarjes së saj nga presidenti francez.
Trierweiler e ka dhënë këtë deklaratë për një grup gazetarësh në Indi, ku ndodhet për një mision humanitar, në kuadër të impenjimeve si Zonja e Parë e Francës. Ajo është shprehur se karriera e Hollande si president ka shkatërruar marrëdhënien e tyre, duke nënvizuar gjithashtu se nuk ekziston asnjë luftë mes tyre dhe se dëgjohen në telefon.
Valerie Trierweiler, është shprehur gjithashtu se tashmë do të marrë disa ditë për t’u qetësuar dhe për të reflektuar, gjithashtu mund të rikthehet tek gazetaria dhe se do të vazhdojë impenjimin e saj në misionin humanitar, por nuk do të merret kurrë me politikë.
Ndërkohë mediat gjermane kanë dhënë lajmin, për të cilin ishte folur edhe më parë, se aktorja Julie Gayet priste një fëmijë nga presidenti Hollande, por ka pësuar një abort spontan në maj të vitit të kaluar.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com